Vetëm pak minuta se të largohej për në aeroport Nexhmije Pagarusha është suprizuar nga një dhuratë e bukur e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Këngëtares së famshme i është dhuruar një tufë e madhe me lule dhe një shishe gjigante me verë.

Këto kanë qenë dy dhuratat simbolike që kryeministri shqiptar ia ka dedikuar yllit të këngës shqiptare. Ndërsa Pagarusha i priti me buzëqeshje, falënderime e mirënjohje dhuratat, nuk mungoi batuta e familjarëve të saj, që i thanë “Kështu ndodh, nëse këndon “E dehur jam…”.
Dhurata iu dorëzua këngëtares kosovare Pagarusha nga 2 vajzat të stafit të Kryeministrisë në praninë e familjarëve dhe gazetares së “Shqiptarja.com” që po e intervistonte këngëtaren. Pagarausha ka shprehur mirënjohjen e saj për kryeministrin Edi Rama dhe është ndier shumë e kënaqur me surprizën e minutave të fundit para se të largohej nga Tirana, ku mori me vete edhe urimet e presdentit Ilir Meta për ditëlindjen dhe “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku Veliaj.
(Shishja e verës që kryeministri Rama i dhuroi Pagarushës)