osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A e ndryshuan Amerikën sulmet e 11 Shtatorit?

A e ndryshuan Amerikën sulmet e 11 Shtatorit?

“Foreign Policy”

Më 12 shtator 2001, amerikanët u zgjuan në një botë që dukej se kishte ndryshuar përgjithmonë. Mëngjesin e një dite më parë, Shtetet e Bashkuara ishin sulmuar për herë të parë në territorin e tyre që nga sulmi japonez mbi Pearl Harbor.

Brenda pak ditësh, presidenti i atëhershëm George W.Bush do të shpallte “luftë kundër terrorizmit”. Ne pyetëm 7 prej kolumnistëve dhe bashkëpunëtorëve tanë sesi e ndryshoi 11 Shtatori politikën e jashtme dhe të brendshme të SHBA-së, dhe çfarë nënkupton ai për të ardhmen.

Mina Al-Oraibi, kolumniste e FP dhe redaktore e National: Marrëdhënia e SHBA-së me botën arabe dhe myslimane nuk do të jetë kurrë e njëjtë

Në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, aleancat e Amerikës me vendet arabe dhe ato me shumicë myslimane, u bazuan në faktin nëse ato do të binin nën ndikimin e SHBA-së apo Bashkimit Sovjetik. Pas 11 Shtatorit, politika amerikane ndaj botës arabe dhe myslimane u bazua në parimin e fajësisë, deri sa të vërtetohej se kjo e fundit ishte e pafajshme, edhe pse shumë nga këto vende kanë vuajtur më shumë nga aktet e terrorizmit sesa vetë Shtetet e Bashkuara.

Nga mënyrat se si janë zhvilluar luftërat dhe deri tek lëshimi i vizave, dyshimet shpesh të padrejta të SHBA-së ndaj arabëve dhe myslimanëve, kanë shtuar tensionet me popullsitë në të gjithë botën. Pushtimet e Afganistanit dhe Irakut nga SHBA, nuk arritën të japin rezultatet e dëshiruara:pra shtete-kombe më efektive.

Me largimin kaotik nga Afganistani dhe prioritetet e paqarta të Amerikës në vazhdim, nuk duket se Uashingtoni ka mësuar nga gabimet e dy dekadave të fundit. Rreziku i grupeve ekstremiste mbetet po aty, dhe ndërsa udhëheqja e atyre grupeve ka ndryshuar, doktrina e tyre është e njëjta.

Steven A.Cook, kolumnist i FP dhe bashkëpunëtor në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë: Dezinformatat e riformësuan diskursin politik

Në ditët, javët dhe muajt që pasuan rrëzimin e Kullave Binjake, amerikanët u bombarduan me analiza rreth Lindjes së Mesme. Disa ishin të dobishme, por shumë nga ekspertët, komentuesit dhe analistët e vetë-shpallur mbi terrorizmin, i bënë një dëm të jashtëzakonshëm vendit.

Dezinformatat e shpërndara mbi fenë Islame dhe arabët, ashtu si edhe mbi politikën, historinë dhe kulturën e Lindjes së Mesme, ishin të dëmshme. Terma si “medrese” – që do të thotë thjesht shkollë – dhe “Sheriat” (ligji islamik), nisën të tingëllojnë shumë keq. Ky lloj diskursi i dha mundësi fanatikëve që të promovonin një axhendë të bazuar tek racizmi dhe islamofobia.

Anchal Vohra, kolumniste e FP, dhe një korrespondente për Lindjen e Mesme me qendër në Bejrut: Lufta e humbi peshën e saj si një instrument ndryshimi

Presidentët amerikanë kanë hequr tashmë dorë nga shpresa e tyre se mund të demokratizojnë vendet autoritare dhe të zhytura në konflikte. Çdo udhëheqës që nga presidenti Xhorxh W. Bush u përpoq t’i jepte fund këtyre luftërave, të tërhiqej nga Lindja e Mesme dhe ta kthente fokusin mbi ngritjen e Kinës.

Me tërheqjen nga Afganistani, Joe Biden është i pari që pati sukses. Por kjo tërheqje ka rezultuar të jetë një katastrofë kaq e madhe humanitare, saqë analistët kanë filluar të pyesin nëse vazhdimi i një pranie të kufizuar amerikane do t’i kishte shërbyer më mirë interesave afgane dhe amerikane.

Lufta si një instrument ndryshimi kur dështon gjithçka tjetër, tashmë ajo e ka humbur peshën e saj në rendin botëror të pas 11 Shtatorit. Por bota e lirë duhet të ketë parasysh atë që mund të zëvendësojë fuqinë ushtarake, për të parandaluar që një diktator tjetër të përdorë armë kimike, që fanatikë fetarë t’u presin kokën grave, apo për të mbrojtur pakicat nga gjenocidet.

Peter Feaver, profesor i shkencave politike dhe politikave publike në Universitetin Djuk: U rrit ndjeshëm fuqia e shtetit dhe jo vetëm e ushtrisë

Buxheti në fushën e mbrojtjes u dyfishua midis viteve 2001-200. Një pjesë e kësaj rritjeje ishte e lidhur drejtpërdrejt me ndërhyrjen ushtarake. Por pjesa më e madhe u përdor për qëllime të tjera zhvillimore, përfshirë shëndetin publik. Në disa raste, ndihma e huaj ishte zëvendësim për rritjen e ndërhyrjes ushtarake.

Gjatë së njëjtës periudhë, u rrit shumë buxheti për shërbimet sekrete, teksa u transformuan shumë teknikat e operimit të këtyre të fundit, duke përmirësuar veç të tjerash edhe koordinimin midis shërbimeve homologe. Ndërkohë, politikë-bërësit shfrytëzuan fuqinë ekonomike të SHB-së për të çuar përpara synimet në politikën e jashtme.

Në vend të embargove të zgjeruara ekonomike, u zhvilluan mekanizmat financiarë me goditje më të shenjestruara. Ushtria mbetet një element jetësor i fuqisë kombëtare të SHBA-së, por ajo mbështetet dhe shpesh zëvendësohet nga mekanizmat e tjerë.

Ky ndryshim ka pasoja për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë, sidomos pas humbjes në Afganistan. Disa kanë bërë thirrje t’i jepet fund të gjitha operacioneve ushtarake amerikane jashtë vendit, duke pretenduar se kjo do ta bëjë vendin më të sigurt.

Ndërkohë, “skifterët” e politikës së jashtme, paralajmërojnë se kërcënimet e ardhshme do ta shndërrojnë këtë tërheqje në një lëvizje po aq të rrezikshëm sa humbja në Vietnam, e cila inkurajoi përparimin e bllokut sovjetik, dhe zbehu ndikimin global të Shteteve të Bashkuara për gati 1 dekadë, derikur presidenti i atëhershëm Ronald Reagan arriti të ripërtërijë pozitën gjeopolitike të SHBA-së.

Janine di Giovanni, kolumniste e FP: Luftërat e SHBA-sëkundër terrorizmit nuk kanë përfunduar ende

11 Shtatori ndryshoi gjithçka. Si një reportere e luftës dhe analiste e konflikteve, unë i ndaj këto të fundit në para dhe pas 11 Shtatorit. Luftërat mbi të cilat kam raportuar gjatë viteve 1990, nga Bosnja në Sierra Leone, ishin brutale dhe të tmerrshme, por qenë kryesisht të bazuara në luftime etnike ose fisnore, apo republika që shkëputeshin nga zgjedha e kolonializmit ose mbetjet e Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë luftërat që mbulova pas 11 Shtatorit, kishin një fije të përbashkët:kryengritjet, grupet radikale dhe ngritjen e lëvizjes xhihadiste. Reagimi i SHBA-së ndaj sulmeve i ktheu konfliktet në luftëra kundër terrorizmit, ndërsa u përpoq edhe për ndërtimin e kombit, ku kryesisht dështoi.

Shtetet e Bashkuara, ashtu si Franca dhe deri diku Britania, mbeten të fokusuara në luftën kundër terrorizmit, si ndaj Al-Kaedës në Sahel, Boko Haramit, Shteti Islamik, apo radikalizmit kudo ku ai shfaqet.

Stephen Wertheim, bashkëpunëtor në think-tankun “Carnegie Endowment for International Peace”: Shtetet e Bashkuara nuk janë më një komb i domosdoshëm

Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e tërheqin fuqinë e tyre shtrënguese në të gjithë botën. Përkundrazi, ajo nisi t’i japë një synim kësaj fuqie të madhe. “Nëse ne duhet ta përdorim forcën, kjo ndodh sepse ne jemi Amerika; kombi i domosdoshëm”- deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright në vitin 1998. Por në mungesë të një kërcënimit të madh dhe në kohën e një zhvillimi ekonomik të shpejtë, mbeti e paqartë se çfarë barre ishin të gatshëm të mbanin amerikanët për këtë rol.

Në fillim, sulmet e 11 Shtatorit u duk sikur po e zgjidhnin këtë dilemë. Bush shpalli “luftën globale kundër terrorizmit” duke pushtuar Afganistanin. Pastaj pushtoi Irakun. Por gradualisht SHBA dështoi në objektivat e saj. Me tërheqjen nga Afganistani, nuk ka përfunduar udhëheqja globale e Amerikës. Gjithsesi mund të thuhet se 11 Shtatori e ka shkatërruar pretendimin e SHBA-së si një vend i domosdoshëm për drejtimin e botës.

Marrë me shkurtime