osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grida Duma bën dedikimin që të përlot: Jeta mund të më tmerrojë…

Grida Duma bën dedikimin që të përlot: Jeta mund të më tmerrojë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shfaqur shumë e prekur në postimin e saj të fundit, ndërsa ka treguar se shkak për këtë është bërë lajmi për vdekjen në moshë fare të re të djalit të vetëm të shkrimtares së njohur, Flutura Açka.

Duma ka shkruar se në këtë rast të dhimbshëm për shkrimtaren shqiptare i ka ardhur në mendje shprehja: Nuk kam frikë nga vdekja, jeta mund të më tmerrojë…

“A mundet njeriu të gjejë fjalët e duhura të ngushëllojë në të tilla humbje! Asnjë fjalë ,asnjë symbol nuk ngushëllon dot; por pa fjalën, krejt në heshtje humbëtira të zhyt në errësirë deri në mbytje.

Flutura kish shkruar për humbjen e të birit me një madhështi jo vetëm prej nëne të madhe, por prej njeriu të madh.
Madhështia në rreshtat e saj ishte mungesa e plotë e çdo elementi prej shkrimtareje”, ka shkruar ajo.

Deputetja demokrate ka zgjedhur këtë mënyrë të veçantë për ti dhënë sadopak zemër Açkës për të vazhduar jetën përpara pas humbjes së madhe.

Djali i vetëm i shkrimtares u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 18 vjeçare, pas luftës së gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e bëri të ditur vetë Flutura Açka, ndërsa ka treguar se varrimi do të mbahet në Hollandë.

POSTIMI I PLOTË I DUMËS:

“ ..Nuk kam frikë nga vdekja, jeta mund të më tmerrojë… “
Kjo shprehje m’u fanit në mendje kur lexova lajmin e humbjes së djalit të vetëm të Flutura Açkës.

A mundet njeriu të gjejë fjalët e duhura të ngushëllojë në të tilla humbje! Asnjë fjalë ,asnjë symbol nuk ngushëllon dot; por pa fjalën, krejt në heshtje humbëtira të zhyt në errësirë deri në mbytje.

Flutura kish shkruar për humbjen e të birit me një madhështi jo vetëm prej nëne të madhe, por prej njeriu të madh.
Madhështia në rreshtat e saj ishte mungesa e plotë e çdo elementi prej shkrimtareje.

Të zgjedhësh të ndahesh nga shpirti i shkrimtares, të ndahesh në dy, në momentet kur shpirti është copëtuar në qindra, është vendim i një force të përbindshme njerëzore.
Dhe ajo zgjodhi ashtu, e na përcolli madhështinë humane, madhështinë e dhimbshme të faktit të ftohtë të humbjes së më të shtrenjtës qenie në jetë.
Faktit më të ngurtë, të ngrirë akullt, të jetës njerëzore.

Ish shkruar sot për të tjerë shkrimtarë e poetë që kanë vuajtur humbje të tilla, që mbi ta rëndon një peshë prometeu dhe vetë prova e mbinjerëzishme për t’i treguar njerëzimit madhështinë në dhimbje.

Më erdhi ndër mend Zija Çela, një ndër bisedat më të vyera me të, për humbjen e të birit. “….Vdekja s’më tremb aspak, jeta shumë, jeta mund të të tmerrojë. Kur do duhet të jetosh me pahir pasi ke humbur vetë jetën….. “kështu mërmëriti krejt pa pritur ndërsa flisnim për ide të tjera.
Uli paksa kokën e me sytë që shihnin në një botë tjetër e vijoi:

“…. E vetmja gjë që mund t’i them miqve është jetojini të gjitha sa më shumë, jetojini fëmijët, jetojini të shtrenjtët tuaj sa më shumë, se duket se vetëm kjo i mbron dhe ata të mos humbin, …jetojini.”