Policia njofton se ka gjetur pas 9 orësh kontroll në pyllin e Llagarasë turisten austriake, e cila humbi rrugën ditën e djeshme, teksa u nda nga grupi.
Policia njofton se është gjetur shëndoshë e mirë 45-vjeçarja Adelhat Wolper, e cila i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Strukturat Policore të DVP.Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.