osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Eunukët nuk rilindin Zymbyl Aga, por vegjetojnë mes grave si ëndrrimtarë të tredhur!

Eunukët nuk rilindin Zymbyl Aga, por vegjetojnë mes grave si ëndrrimtarë të tredhur!

Nga Anri Bala

Në një nga thëniet e tij të njohura, At Zef Pllumi shprehet se: “Kurrë se kam kuptuar, se si Shqipëria, një vend kaq i vogël, ka mundur të nxjerr kaq shumë rrugaça?!” Me këtë shprehje frati françeskan i referohej pikërisht ajkës së poshtërsisë, atyre që ligësinë e kishin profesion dhe e kryenin me mend, e jo nga budallallëku por nga pushtllëku. Njëri ndër ta, që e mishëron tamam fjalën “rrugaç”, të përdorur aq bukur nga At Zef Pllumi, është pikërisht Gjekmarkaj i SHQUP-it, që hiqet si “nip” i fratit, e në qoftë… (turprisht dhe fatkeqsisht) veç se po mundohet t’ia bëj pis emrin e tij.

Gonia i tërbuar, që për habi e mban veten edhe për profesor, i është sulur grave të emëruara së fundi ministre nga Edi Rama, duke i quajtur pa asnjë ndrojtje k…., pjesë të haremit të kryeministrit! Këtë vetëm një mendje e sëmurë si ajo e Gones mund të guxojë ta trilloi, edhe pse fort u mundua të justifikohej, se në fakt ai haremin nuk e kishte përdorur në konotacion negativ! Por fjala harem, vetëm një kuptim ka dhe atë e di i madh e i vogël.

Gonia gojëprishur, ka devijuar nga detyra e tij dhe nuk dihet se kush i ka mbushur mendjen, që të rregulloi dhe formatoi qeverinë e Edi Ramës, ashtu siç do ai! Me sa duket, kontigjenti i partisë së Saliut leharak qenka pasuruar me çmendarak, të trullosur nga grushtat e pesë palë zgjedhjeve, duke mos kuptuar se ku janë, kush janë dhe kë përfaqësojnë.

Gonia gjysëmburrë, duke mos e ndjer veten të sëmurë, vrapon të shpërndaj vrerë me helmin e mllefit që ka ndaj Edi Ramës, që nuk e bënë për mashkull në asnjë përballje televizive.

Gonia si i frustruar seksualisht, dyshon tek të tjerët atë që do të donte të bënte vetë, po të ishte ai… sulltan.

Por ama, zonjat e nderuara që përgojon Gonia si punonjëse haremi, janë gra, që kanë shkëlqyer me arsimimin dhe kontributin e tyre brenda dhe jashtë vendit dhe nuk janë konkubina haremi Zymbyl Aga. Nuk besoj se Gones do t’i mbetet qejfi nëse e quaj Zymbyl Aga, përderisa flet për harem e hanëme dhe asnjë fjalë për atë që është dhe do të jetë në të ardhmen.

Po nuk ke faj Zymbyl Aga, pse nuk mund ta dallosh forcën, sepse është aq e pavlerë në kuplaranë ku je kanë futur, sa e vetmja gjë që të ka mbetur është të shesësh mend lart e poshtë se je i fuqishëm… edhe pse i tredhur.

Po si nuk the një fjalë për familjen e krimit, në prehërin e të cilës je ulur si kopil i baba demokomunistit Berisha, që e mabani si sulltan dhe dridheni e bëlbëzoni sa herë i’u buzëqesh, sepse punët e partisë në pushtet dhe ata që do drejtojnë shtetin nuk janë në dorën tënde, janë në dorë të fitimtarëve?! Apo ti Zymbyl Aga quan fitore edhe humbjet pafund?

Shiko Zymbyl Aga, thuaj ndonjë fjalë te veshi Sulltan Saliut, që të rrijë në shtëpi dhe mos përsërit lart e poshtë ato që llomotit ai, sepse haremi i tij tashmë është mbushur me “eunuk” për anijen amerikane dhe gabimisht mos e marrin dhe atë me varkë varkarët.

Keni halle të mëdha dhe jeni të çoroditur sa nuk kuptoni as gjënë më elementare, se çdo qeveritar është shërbëtor i atij që e zgjedh dhe e emëron, e nuk e di se ku e keni parë dhe dëgjuar se një ministër mund të bëjë çfarë ti doje qejfi…si deputet i pavarur.

Kurse përrallat që përsërisni si alien i sapo zbritur në tokë dhe ua tregoni tokësorëve se kush është Rama, sikur nuk i di askush bëmat dhe krimet tuaja, nuk i bëjnë përshtypje askujt Zymbyl Aga.

Ndërkombëtarët e kanë damkosur me titullin “Horror Causa Non grata” shkatërruesin e demokracisë, grabitësin e zgjedhjeve dhe të shqiptarëve, vrasësin e ekonomisë, shpopulluesin e vendit, duke e kthyer Vlorën si stacion autobuzi urban me skafe drejt Italisë.

Ndërsa votime moniste me 20 parti nuk ju japin të drejtën eunukëve të SHQUP-it ta quajnë veten të persekutuar kur askush nuk ju a ka mohuar dhe ndaluar të drejtën e pjesëmarrjes.

Pra duhet ta dini, pse nuk rilindët ju, sepse eunukët nuk riprodhohen por vegjetojnë mes grave… si ëndrrimtarë të tredhur!/Ekskluzive.al