Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të strehojnë rreth 50 mijë qytetarë afganë dhe planifikon që të shpenzoje të paktën 2,275 dollarë për secilin për t’u siguruar strehim, ushqim dhe shkollimin e fëmijëve.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për “Bloomberg” se administrata Biden ka ndarë fonde për të ndihmuar me dhjetëra mijëra afganë që do të largohen nga regjimi i talebanëve në muajt e ardhshëm.
Departamenti po ashtu është duke parë me Kongresin mundësinë që të evakuarit të kenë akses në benefite federale si “Medicaid”.
Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha në një konferencë shtypi se mes 50 mijë afganëve që do të vijnë në SHBA ka qytetarë amerikanë, banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit e vizave, njerëz që kanë aplikuar për viza të veçanta emigruese (SIV) dhe afganë të tjerë që janë më të rrezikuar nën sundimin taleban, siç janë gazetarët dhe punonjësit humanitarë.