Një skelet i një njeriu është gjetur mbrëmjen e sotme në lumin Vjosë pranë fshatit Kanikol.
Personi është i paidentifikuar, por sipas policisë dyshohet se i përket një shtetasi sirian të mbytur para disa muajsh në Greqi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.05.2018, rreth orës 17:00, në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha).
Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi.
Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet