Ditën e sotme është hapur një tjetër tunel te sheshi “Shqiponja”, që do të ndihmojë në lehtësimin e mëtejshëm të qarkullimit të mjeteve. Kryeministri Edi Rama shkruan në ‘Facebook’ se është hapur tuneli numër 5 në hyrje të Tiranës.
“Nyja “Shqiponja”- Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës.
Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët”, shkruan Rama.
Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi nga afër hapjen e tunelit numër 5, duke thënë se do të vihet në shërbim të qytetarëve që sot.
Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti dy.
Ndërsa tuneli 3 që deri më sot devijonte qarkullimin për në zonën e Astirit, nga 3 shtatori do të shërbejë në krah të kundërt, pra për të drejtuar trafikun drejt Durrësit.
Ndërkohë nga sot do të hapen platformat mbi tunele për ti dhënë akses hyrjes dhe daljes nga Tirana në autostradën e Durrësit në nivelin zero.
Duke qenë se sot trafiku në nyjen e unazës do të jetë i ngarkuar për shkak të ndryshimeve, i është bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin sinjalistikën dhe sugjerimet e policisë Rrugore.
Ndërkohë që punimet janë drejt përfundimit për realizimin e plotë të kësaj vepre