Western Union është një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.
Presidenti i saj është Edmond Leka dhe është njëri ndër biznesmenët më të fuqishëm në vend, i renditur të dhjetëshen e parë të parelinjve të Shqipërisë.
Janë të paktë ata që e marrin vesh këtë biznes, ndonëse një pjesë e shqiptarëve kanë marrë dhe dhënë transferta parash përmes saj, duke kaluar nga Shqipëria në vendet e tjera para ose duke marrë nga këto vende, ku të afërmit e tyre janë instaluar për vite e vite me radhë.
Parë në këtë kontekst, askush nuk mund të thotë me garanci se çfarë transferohet tjetër përmes kompanisë së Wester Union drejt vendeve të BE, apo drejt ishujve dhe zonave guackë të pastrimit të parave ne Paqesor apo zona off-shore. Ku paratë pastrohen dhe kthehen sërish përmes këtyre kompanive në Shqipëri dhe investohen në ndërtimtari, në media, në elementë të tjerë jetësorë në vend.
Janë para të pakontrolluara që lëvizin përmes këtyre kompanive, janë jashtë radarit të shtetit dhe askush nuk e di se sa dhe ku dërgohen, pasi nuk është se paratë lëvizin, por lëvizin adresat, kodet qe quhen njeheresh dhe “banka të lëvizshme”.
Edmond Leka një ndër këta biznesmenë që jeton rëndshëm dhe me pastrim parash e plotëson tërësisht këtë skemë. Pasi në përbërje të kompanisë së tij ka dhe një bankë të nivelet të dytë, që është një “lavatriçe” e fundme e maskarallëqeve financiare të tij.
Mësohet se njerëzit e krimit por dhe politika ka larguar paratë përmes kompanive të Edmond Lekës, të vendosura në sistem pikërisht në funksion të pastrimit të parave.
Kështu Sali Berisha dhe familja e tij, Ilir Meta dhe familja e tij, Damir Fazlliç dhe Adriatik Llalla janë më kryesorët që kanë larguar paratë e nxjerrë përmes abuzimeve në Shqipëri, drejt vendeve dhe zonave të parajsave fiskale për t’i pastruar dhe një pjesë për t’i investuar në Shqipëri ose për t’i përdorur për fushatat alektorale të PD.
Union Grup është një kompani shqiptare me përgjegjësi të kufizuara, që zotërohet kryesisht nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka.
Vëllezërit Leka zotërojnë 70% të aksioneve të Union Grup, ndërkohë që 30 % e aksioneve zotërohen nga Varuzhan Piranjani, Gjergji Misha dhe Eduard Shima.
“Union Grup” zotëron ose ka aksione në nëntë kompani të tjera, përfshi kompaninë botuese të revistës së përjavshme “Monitor”, Media Union sh.p.k. Në Dhjetor 2005, vëllezërit Leka blenë 20 % të aksioneve të platformës me pagesë DigitAlb përmes kompanisë së tyre Union Distribucion Servis Albania sh.p.k.
Në Janar 2016, Union Distribucion Servis Albania shiti 10 % të aksioneve te Union Grup sh.p.k. Union Grup zotëron gjithashtu kompaninë e shërbimit postar, Albanian Courier, dy kompani tregtie Auto Master dhe United Motors, kompaninë e telekomunikacionit Uni-Com, kompaninë e ndërtimit Uni-Cons dhe agjencinë turistike Union Travel Co.
“Edmond Leka, Drejtor i Pergjithshem dhe pronar i Union Bank.
Fillimi i aktivitetit është Western Union. Ka licensë për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë për transfertat e parave (Western Uninon).
Kompanitë e tij financiare kanë sherbyer për transferimin dhe pastrimin e shumave të jashtëzakonshme parash nga mafia shqiptare dhe nderkombetare.
Është sponsor i fushatave elektorale te Partisë Demokratike”, është konstatimi jo i yni por i ndërkombëtarëve.
Këtë e ka konstatuar OSBE në një raport të vetin konfidencial, ku Edmond Lekën e rendit përkrah 31 njerëzve me te fuqishem ne Shqiperi që kanë bërë pastrim parash dhe abuzime përmes kompanive të tyre.
Kështu një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë) i shtatorit të vitit 2015, i botuar në media sjell informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjensive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën.
Raporti, i hartuar që më 2014 nuk përbën një qëndrim zyrtar të OSBE, por ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri.
Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, merr shkas dhe nga këto të dhëna tronditëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë.
Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, që mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.
Raporti, i hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE mbi bazën e burimeve të hapura, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përtifime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre.
Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.
Dhe në këtë raport, përfshihet dhe Edmond Leka pronar i Uinion Banke dhe Wester Union, i shënjestruar si një biznesmen që bën para përmes pastrimit të parave.
Sic shihet kjo eshte nje nga skemat me klasike qe krimi i organizuar ne Shqiperi perdor ne aktivitetin e tij ekonomik dhe kriminal. Ketu nuk eshte fjala per grupe te izoluara qe veprojne ne menyre te fshehte, por pothuaj per aktivitet te hapur qe kryhet cdo dite nga kriminelë dhe trafikantë, por edhe zyrtare te shtetit te te gjitha niveleve.
Emrat e shenuar ne kete liste të OSBE jane personazhe te njohur te politikes, ekonomise dhe shoqerise shqiptare ne pergjithsi.
Kultura e mosndeshkimit dhe vlera ne para qe i japet cdo aspekti jetesor ne shoqerine shqiptare ka sjell si rezultat ndertimin e nje ekonomie kriminale, e nje shoqerie kriminale, qe zor se do te ndryshoje te pakten edhe 10 -15 vitet e ardheshme.
Vrasjet e shumta qe vijne si rezultat i perplasjes se grupeve rivale, vrasjet edhe per motive te tjera, por edhe gjakmarrja dhe hakmarrja jane kthyer ne dicka te zakonshme dhe normale ne Shqiperi. Qe nga viti 1990 ne Shqiperi numerohen rreth 13.000 te vrare per motive nga me te ndryshmet.
Si funksion skema e si bëhet pastrimi i parave
Alternative remittance systems (sisteme dergesash alternative ose te njohura ndryshe si sisteme paralele bankare).
Keto janë sisteme për lëvizjen e vleres nga një vend në një tjetër, pa lëvizur fizikisht ndonjë para. Në shumicën e rasteve, këto sisteme janë të bazuara në faktorë të veçantë kulturore, etnike apo historike. Permendim ketu:
Sistemet Hawala & Hundi që gjenden kryesisht në mesin e komuniteteve të Azisë Lindore (Bangladesh, Indi e Pakistan).
Transferta ne lokacione si: Britani,Zvicer dhe Dubai.
Ndermjetesit jane vendosur zakonisht ne: Lindjen e Mesme, Azi Jugore, dhe Afrikën e Veriut.
Sistemi Ch’ien fei & Chit që gjenden ne Kine (sist.Chit u vendos nga kolonite angleze).
Sistemi kolumbian, ku ka lindur ne konteksin e kembimit te monedhes Pesos ne treg te zi. Gjenden ne Ameriken e Jugut.
Sistemi Phoe Kuan, gjendet ne Tailande; Sistemi Stokvel gjendet ne Afriken e Jugut.,etj.
Të gjitha këto sisteme të instaluara në këto vendqëndrime të largëta janë në një lidhje konike me paratë që thithin nga vendet evropiane, të aziatike që nuk kanë mundësinë e pastrimit të parave të përfituara nga krimi dhe abuzimi me pushtetin.
Dhe në këtë “xhungël” financiare mashtruese, në formën e një piramide konike vepron dhe sistemi ynë, mes të cilëve dhe Edmon Leka i Western Union dhe Union Bank.
Ai i ka të gjitha elementët për ti pastruar parate: Ka kompaninë e transfertave, ka bankën, ka median, ka politikën, ka shërbimin postar etj.
Agjencitë e sigurimit lejojnë blerjen e nje policë të sigurimit,etj…
Faza e parë është “Vendosja”, në të cilën “pastruesi” fut paratë e “pista” në sistemin financiar ligjor, duke përdorur të gjitha instrumentet financiare, (si çeqet e udhëtimit, etj.) deri te metoda më e thjeshtë, siç mund të jetë ndarja e shumave të mëdha në pjesë më të vogla dhe depozitimi i tyre në banka, me emra të ndryshëm.
Individi X I paguan $ 10.000 nje ndërmjetësi (broker) në Australi dhe ky i fundit i jep një kod per qellime vertetimi dhe për t’ia transmetuar individit Y Një individ X në Australi dëshiron të dërgojë $ 10,000 një individi Y në Indi Ndërmjetësi në Australi udhëzon ndërmjetësin korrespondent në Indi për të paguar $ 10.000 në rupees, pra ti ofroje nje shume ekuivalente me monedhen vendase individit Y dhe ti beje te ditur ketij te fundit kodin qe te marre fondet.
Individi X Individi Y
Mbajtja e llogarive data e transaksionit. Emri i ndërmjetësit shuma e transaksionit kursi i këmbimit: dollar rupi vlera e transaksionit në dollarë.
Mënyrën në të cilën është bërë pagesa
Faza e dytë është “tjetërsimi”. Kjo është faza gjatë së cilës fondet e futura më parë në sistemin financiar ligjor, konvertohen ose thjesht transferohen nga njëra bankë në tjetrën, anembanë sistemit bankar të vendit.
Overseas Bank(bankat në det): Pastruesit e parave shpesh përdorin “llogari” të ndryshme (offshore account domethene llogari ne det te hapur) në vende si: Panama, Bahamas, Singapor, Hong Kong,etj. që kanë ligje të sekretit bankar pra ruajne anonimitetin bankar.
Korporatat Shell (te njohura si kompani te frontit) janë subjekte juridike,qe në shumicën e rasteve ekzistojnë vetëm në letër,pa aksionarë te vërtetë.
Këto korporata luajë nje rol të rëndësishëm në procesin e shitjes së mallrave apo shërbimeve e në fakt ata nuk japin ndonjë mall apo shërbim, por ata thjesht krijojne pamjen e transaksioneve të ligjshme nëpërmjet faturave dhe bilanceve false.
Ndermjetesit, Avokatë, kontabilistë dhe profesionistë të tjerë mund të përdoret si ndërmjetës në mes të fondeve ilegale dhe kriminale. Profesionistët angazhohen në transaksione në emër të një klienti kriminal i cili mbetet anonim.
Në fazën e tretë, të quajtur “integrim”, fondet, thuajse “të pastra”, rihyjnë në ciklin ekonomik ligjor për t’u investuar ose konvertuar në mallra me vlerë ose pasuri të patundshme,etj./Pamfleti.com