osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tërheqja e trupave amerikane në Afganistan: A po “qorton” Berisha SHBA për fitoren e korrupsionit dhe mesjetës ndaj demokracisë?

Tërheqja e trupave amerikane në Afganistan: A po “qorton” Berisha SHBA për fitoren e korrupsionit dhe mesjetës ndaj demokracisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk po e përtyp dot shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa është hedhur në sulm kundër amerikanëve.

Qysh prej 19 majit kur u njoh me lajmin e kobshëm se DASH e kishte shpallur atë dhe familjen e tij si të padëshiruar në tokën amerikane, ish-kryeministri Berisha po përdor çdo mjet për të sulmuar SHBA-të.

Ditën e djeshme ai ka përdorur si justifikim tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO nga Afganistani, ndërsa ka vënë në dukje disa dobësi të aleancës më të madhe ushtarake që ka bota.

Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa poston një video nga një vizitë që ai ka zhvilluar në Afganistan në kohën kur ishte Kryeministër i Shqipërisë, Berisha shprehet se ëndrra për liri në vendin aziatik u varros, referuar këtu vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr pas 20 vitesh nga Kabuli dhe qytetet e tjera.

Madje, ish-kryeministri është kujdesur t’i dërgojë edhe një mesazh të pastër amerikanëve, kur mes rreshtave thotë se në Afganistan triumfoi korrupsioni dhe mesjeta, ç’ka nënkupton se SHBA sipas tij, dështoi.

“Ëndrra e madhe për liri e kombit afgan, SHBA, NATO-s dhe krejt botës së lirë, pas 20 vite jetë u varros në Afganistan! Triumfoi Korrupsioni dhe Mesjeta! Sb”, shkruan ai.

Më herët, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha sulmoi SHBA-të, ku këmbënguli se ka “zero prova” prapa akuzave për korrupsion, që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ngriti kundër tij kohët e fundit, duke pohuar se vendimi për ta ndaluar hyrjen e tij në SHBA ishte bazuar në “keqinformim” nga mediat dhe OJQ-të e mbështetura nga filantropi miliarder dhe investitori George Soros.

Berisha u zotua në një intervistë me “The Uashington Times” për të luftuar akuzat, ku theksoi se do t’i shkojë deri në fund procesit gjyqësor për shpifje kundër Z. Blinken në një gjykatë në Francë.