Është një pamje e pazakonte në bregdetin e Santa Maria al Bagno në Pulia.
Një grua e veshur e gjitha me të zeza deri në flokët e saj, shpërndan “bukë për peshqit”. Fillimisht mund të duket si një panoramë e çuditshme, por në fakt është një performancë e artistes shqiptare Ermelinda “Emma” Birca.
“Bukë për peshqit” është një shfaqje e Ermelinda Emma Bircaj në bashkëpunim me artisten Paola Maritati. Mesazhi i performancës së saj është i qartë, “buka për peshqit është ushqim, njësoj si trupat e qindra refugjatëve të humbur në det, mes tyre dhe bashkëkombësve të saj.
Nuk është hera e parë që artistja shqiptare trajton temën e emigracionit. Me herët ajo ka ideuar dhe realizuar në bashkëpunim me Teatrin Internacional të Institutit Italia pjesën “Katër i Radës – Kujtime migrantësh”, një projekt i krijuar në kujtim të tra gjedisë së përm bytjes së anijes shqiptare “ Katër i Radës, më 28 mars 1997.
Mbi bordin e tij qëndronin rreth 120 shqiptarë, ku pjesa dërrmuese ishin gra dhe fëmijë, të drejtuar drejt Italisë. Në përpjekje për ta kundërshtuar zbritjen në bregdetin italian, përplasja shkaktoi fundosjen e anijes. Në këtë tra gjedi humbën je tën 81 persona, u zhdukën pa ju gjetur gjurmë rreth 27 dhe mbijetuan 34 vetë./DiasporaShqiptare/