Facebook-u i vitit 1983.
Bëni like dhe komente, mos rrini vetëm duke parë. Ose, thënë me gjuhën e Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër: “Shembulli i më të mirëve të na udhëheqë në punë për plotësimin e detyrave dhe zotimeve për vitin 1983!”.
Shoqëria njerëzore shpesh frymëzohet prej shembullit të tjetrit, të më të mirit, në çdo aspekt të saj. Mjetet e përhapjes së shembujve inkurajues janë të shumta: botimet tradicionale të shtypura, mjetet e informimit në masë, filmat apo fotografitë e, së fundmi, edhe rrjetet shoqërore si Facebook-u apo Instagram-i.
Mirëpo, siç duket, ndryshon forma dhe emri, pasi fjala kyçe mbetet po ajo, në çdo kohë: Propaganda.