osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Racizmi i familjes Berisha: Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel strehohen nga Rama në hotele luksoze

Racizmi i familjes Berisha: Afganët e Soros me Gucci dhe Chanel strehohen nga Rama në hotele luksoze

Familja Berisha, inatin me Ramën dhe SHBA, e ka nxjerrë edhe tek afganët e ardhur në Tiranë nga lufta, të cilët janë sulmuar me tone raciste nga ana e portalit të financuar nga Shkëlzen Berisha.

“Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë që ia kanë dalë të largohen nga Afganistani duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e sulmeve atje.

Mes kamerave, pritjes ceremoniale të ambasadores Yuri Kim, ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Edi Rama, 275 afganë tashmë janë të sigurtë, dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Por ajo që ka kaluar pa u kuptuar edhe në këtë rast është diferencimi mes të barabartëve si shprehje e formës së pushtetit ku vendos vetëm një njeri.

Grupi i parë i afganëve prej 121 afganë u strehuan në një resort luksoz tek Mali i Robit në Kavajë. Të nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë, grupi prej 121 afganë bashkë me familjet e tyre ishin punonjës në Afganistan të Fondacionin të Sorosit “Shoqëria e Hapur”. Siç e do edhe zakoni, kryeministri shkoi edhe në mbrëmje, ku fëmijëve afganë iu dhuroi lodra.

Mediat sociale nuk lanë pa pikasur faktin se refugjatet e vendosura aty mbanin veshur marka të njohura si Gucci dhe Chanel.

Mund të jenë false? Ndoshta, por dihet se korrupsioni masiv i OJF-ve në Afganistan është nënvizuar nga shumë raporte ndërkombëtare.

Në mbrëmje, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i afganëve. Aktivistë dhe qytetarë u pritën nga treshja Kim-Xhaçka-Rama dhe menjëherë u dërguan në ambientet e konvikteve në Qytet Studenti.

“Shtëpia e shqiptarëve është e mikut dhe Zotit”, citoi Edi Rama Kanunin e Lekë Dukagjinit 3 netë më parë në CNN.

Por kur shohim këto pamje, vëmë në dyshim citimin. A u pritën afganët me Kanunin e Lekë Dukagjinit apo me atë të Edi Ramës? Pse grupi që ka punuar për Fondacionin e Soros u çua në hotel luksi dhe të tjerët në konvikte?

Kush e ndau se kush janë më të rëndësishëm, më të rrezikuar, më të pasur apo më të varfër? A ka një strategji të vendosjes së afganëve në Shqipëri në bazë të komunitetit përreth zonës ku ata vendosen”, shkruan portali i familjes Berisha.