osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Familja Berisha kundër strehimit të 121 afganëve të parë: I shpall punonjës të Soros bashkë me 11 foshnjat

Familja Berisha kundër strehimit të 121 afganëve të parë: I shpall punonjës të Soros bashkë me 11 foshnjat

Familja Berisha ka nisur menjëherë sulmet ndaj 121 afganëve të parë, të cilët mbërritën në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit, për t’u strehuar në Shqipëri, duke i shpëtuar përndjekjes së talebanëve dhe dhunës së tmerrshme që ka shpërthyer në Afganistan.

Dhëndri i familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, duke iu referuar TV së Familjes, i ka shpallur refugjatët politikë afganë si punonjës të George Soros. Për këtë arsye, sipas dhëndrit të Berishës, ata nuk duhet që të strehohen në Shqipëri. Mes grupit të parë të refugjatëve afganë janë edhe 11 foshnje, të konsideruara gjithashtu nga dhëndri i Berishës si punonjës të Soros!

“U çudita kur pashë se refugjatët do mbroheshin me polici të madhe, pastaj mora vesh që qenkëshin punonjësit e Soros dhe u kuptua pse ka ik për lesh ai vend. Ndofta do i fusin si njerëz të besuar tek organet e reformës në drejtësi tek ne. Se një Fondacion Soros e kishim të pamjaftueshëm dhe na duhej dopjo. Po pse nuk kishte hallexhinj të tjerë për të sjellë?”, shkruan Jamarbër Malltezi.

George Soros akuzohet nga Sali Berisha dhe rrethi i tij se qëndron pas goditjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Berishës në 19 maj 2021, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Deri më sot nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim, megjithatë kjo alibi po i mjafton Berishës për të mos lëshuar PD-së dhe mandatin e deputetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur publikisht pro pranimit dhe strehimit të refugjatëve politikë afganë, veprim për të cilin është kritikuar nga rrethimi i Berishës për nxitim. Vetë Berisha është shprehur gjithashtu pro pranimit të afganëve, qëndrim të cilin e ka shoqëruar me akuzat e zakonshme ndaj qeverisë. Por, në një kohë kur Berisha është shprehur pro pranimit të shtetasve afganë që rrezikohen nga talebanët, rrethi i familjar dhe politik po sulmojnë refugjatët që sapo kanë mbërritur.(Shqiptarja.com)