osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit: 60 viktima,11 marinsa amerikanë dhe një mjek i Marinës

Sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit: 60 viktima,11 marinsa amerikanë dhe një mjek i Marinës

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul, si pasojë e dy shpërthimive të fuqishëm që u regjistrua pasditen e sotme jashtë aeroportit të qytetit. Ngjarja u konfirmua nga Pentagoni, ndërsa pas shpërthimeve, u qëllua edhe me armë zjarri. Mediat amerikane raportojnë se 11 marinsa amerikanë dhe një mjek i marinsave kanë vdekur nga shpërthimi.

Shpërthimet ndodhën në hyrjen e portës Abbey, ku forcat britanike janë vendosur në ditët e fundit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes britnaike tha se nuk flitet për të plagosur apo viktima mes trupave. ISIS-K, Shteti Islamik i provincës afgane të Khorasan ka marrë përgjegjësitë për sulmin.

Pentagoni lajmëroi se operacionet e evakuimit do të vijojnë pavarësisht ngjarjes së rëndë ndërsa paralajmëroi për të tjera sulme që mund të ndodhin. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, tha nëpërmjet një postimi në Twitter se prioritet mbetet evakuimi i sa më shumë njerëzve, sa më shpejt.

Sulmet ndodhën disa orë pas paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia, që i bënë thirrje më herët qytetarëve të tyre të largohen nga aeroporti i Kabulit, pas alarmit për një sulm terrorist. Pamjet që vijnë nga Kabuli janë tragjike, teksa afganëve i është këruar të qëndrojnë larg portave të aeroportit, për shkak të rrezikut të një shpërthimi tjetër.

Sulmi u paralajmërua edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se një sulm i mundshëm terrorist nuk ishte “teorik” po “një kërcënim real”.

“Nga njëra anë, ne do të donim të kishim sa më shumë kohë që të jetë e mundur për të nxjerrë sa më shumë njerëz, por nga ana tjetër nëse nuk do të kemi vendosur një marrëveshje të re me talebanët, për të zgjatur evakumin rreziku i sulmeve do të rritej”, tha ai gjatë një interviste më herët sot.

Pavarësisht paralajmërimeve, afganët nuk u larguan nga aeroporti, ndërsa Ahmedullah Rafiqzai, një zyrtar i aviacionit civil afgan që punonte në aeroport, tha se njerëzit vazhduan të grumbulloheshin rreth portave të aeroportit dhe se nga dëshira e madhe për të lënë vendin e tyre nuk kanë frikë të përballen edhe me vdekjen.

Trupat perëndimore punojnë nën ethe dhe presionin e kohës për të evakuuar me shpejtësi qytetarët nga aeroporti, ndërsa shpërthimet kanë vështirësuar punën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 70 mijë njerëz, përfshirë edhe qytetarët e tyre, personelin e NATO-s dhe afganët në rrezik.

Një ndër evakuimet më të mëdha në historinë njerëzore, ka nisur prej 14 gushtit, një ditë pasi Talebanët arritën të “thyenin” edhe Kabulin.