Dje, djali i shokut tonë të idealeve Lulzim Xhelal Basha, masakroi me shkopinj disa nga miqtë tanë, për të dhënë prova si antikomunist. Por kush është “antikomunisti” Lulzim në të vërtetë?!
Lulzim Basha, është djali i një komunisti shumë të devotshëm, i shokut tonë Xhelal Basha, anëtar i vjetër i “PPSH” dhe punonjës i besuar për ruajtjen e jetës së udhëheqësit të partisë Enver Hoxha dhe më vonë të Ramiz Alisë.
Unë e njoh mirë, por për ata që nuk e dinë, Xhelali ka qënë përgjegjësi i Parkut të Byrosë Politike ose KQPPSH-së, i cili riparonte dhe kolaudonte makinat e udhëheqjes. Jeta e tyre ishte në dorë të Xhelës dhe shokëve të tij, bile aq i rëndësishëm ishte shoku Xhelal Basha, sa që edhe pasi lëvizi në një vend tjetër, po me të njëjtën rëndësi, parkut i mbeti emri “Parku i Xhelës”!
Nuk kemi asgjë me shokun Xhelal Basha, por nuk mundet i biri, të marrë flamurin e të persekutuarve dhe antikomunistit, sepse shoku Xhel, nuk ka qenë kurrë i persekutuar, por i privilegjuari i rëndësishëm, si shërbëtor i komunizmit.
Si rrjedhoj, as ai, as Sali Berisha, nuk mund të jenë iniciatorët e heqjes së simboleve të diktaturës, simbole që i kanë mbajtur fshehurazi dhe i ruajnë akoma, nëpër sunduke martese, në shtëpi si hajmali”, përfundon rrëfimin qytetari, shoku i idealeve të Xhelës dhe Saliut.
Dhuna e mirëorganizuar në ditën e dëshmorëve, një ditë e rëndësishme për çdo komb, nga disa gjoja demokratë, që kishin shkuar qëllimisht, për të “dëbuar” veteranët e LANÇ-it, e vendos Lulzim Bashën para përgjegjësisë penale, sepse ka kryer duke e pranuar një krim kur deklaron:
“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin, për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më, nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,
Pra nuk ka asnjë ligj, që i ndalon komunistët, veteranët, nostalgjikët të protestojnë në mënyrën e tyre. Ndaj, Lulzim Basha duhet të arrestohet, si organizatorë i bandave, që dhunojnë njerëz të lirë të protestojnë, kur nuk ka asnjë ligj që i ndalon. Bërja e “ligjeve” të pabëra, me mercenarë, është një precedent i rrezikshëm edhe për vendet e botës së tretë!
Mirëpo, mjerani Lulzim, ngatërron demokracinë me anarshinë dhe drejtësinë me vetëgjyqësinë. Pra Lulzim, nuk të “nderon” kjo sjellje, kur bën dhunë kundër sivëllezërve të babait tënd biologjik dhe atij shpirtëror, sepse ti nuk je djalë mosmirënjohës e i padëgjueshëm!/Ekskluzive.al