Pas heqjes së masave antiCovid, tashmë dasmorët mund të festojnë lirshëm pa u kufizuar nga asgjë.
Siç dhe ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën e Laçit e cila është bllokuar nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.
Disa prej tyre hipën edhe mbi makina për të treguar gëzimin e kësaj ditë të rëndësishme për çiftin që po martohet. Mirëpo, bllokimi i autostradës ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët u kanë rënë borive.