Dy vite më parë të gjithë u befasuan teksa Sofija bionde e Arjan Çanit u largua nga emisioni “Zonë e lirë”, në të cilin e shikonim prej vitesh. Largmi i saj u shoqëruar me shumë zhurmë dhe me akuza dhe kundër akuza nga të dyja palët.
Sofi tha se ishte larguar nga “Zonë e lirë” pas një batute të Çanit në emision. Në një nga puntatat ku ishte e ftuar Bleona Qereti, ajo e pyeti Çanin nëse kishte fjetur me Sofinë dhe moderatori bëri një batutë me këtë pyetyje.Pas kësaj u përfol se batuta e Çanit nuk ishte pritur mirë nga i fejuari i Sofias, i cili nuk e ka lejuar të shkojë më në emision.
Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ai u pyet nëse i “gjuante” Sofiat, duke qenë se kohët e fundit i ka ndërruar shumë shpesh. Çani u shpreh publikisht se nuk ja vlen të ngatërrohesh më gjëra të tilla duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që fliten lart e poshtë.