Nostalgji! Të varfër dhe të uritur por të dashur dhe human ndaj njeri-tjetrit. Nganjëherë nuk kishte për të gjithë dhe nëna na e ndante në dy pjesë sa të vinte buka tjetër sepse shpesh edhe dyqanët e bukës krijonin radhë nga mungesa e saj. Zakonisht e lynim bukën me vaj ulliri Bio, por për shumë familje, më i sigurtë ishte ujë.
Kohë e vështirë por me dashuri dhe harmoni mes njerëzve. Miku, shoku, ishte shumë i rëndësishëm dhe mes njerzve kishte solidaritet pa kufi, a thua se një pallat i tërë jetonte një familje. Trokitja e derës për pak lekë deri sa të merrnim rrogën, apo për një filxhan kripëvaj, uthull,,për tu gatuar fëmijëve ishte diçka më se normale.
Edhe ne ishim 4 femijë , u rritem shendetshem me bio , te lumtur pranë familjes , me ajer te paster e me shoqeri te mire . U shkolluam e ne fund na ndau emigrimi. Po plakemi larg njeri tjetrit, jetë e keqe na zuri, pse jemi kaq egoiste dhe e nenvlersojm ate kohe …..kohë e bukur e thjesht por me kujtime te lumtura .
MOs harroni jemi rritur të varfër por me dashuri të madhe!/ Tellalli.al