Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd. Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti socialist, Taulant Balla thotë se “ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd”.
Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook
Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd.
Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd.
Gjithashtu kompani të prodhimit të barkave detare si Castoldi apo kompani të prodhimit të traktorëve bujqësorë tashmë prodhojnë timonët e drejtimit të tyre në Librazhd.
Është vetëm fillimi dhe janë punësuar dhjetra vajza dhe djem të rinj. Në muajt në vijim kompania SV MEGA, kontraktori shqiptar, synon ndërtimin në Librazhd të një fabrike më të madhe me standardet e emrave për të cilët punon, duke garantuar në të ardhmen një numër më të madh të punësuarish.