osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bllokohet ardhja e afganëve në Shqipëri për shkak të trazirave në Kabul

Bllokohet ardhja e afganëve në Shqipëri për shkak të trazirave në Kabul

Situata e vështirë në Kabul ka mundësuar bllokimin e afganëve që priten të vijnë në vendin tonë. Për gati dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme.

Parashikimi i fundit ishte se avioni do të nisej dje nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur. Nga ana tjetër autoritetet po vijojnë me përgatitjet në pritje të mbërritjes së qytetarëve afganë ku mësohet se do të strehohen edhe në qytetin e Beratit.

Bashkia e Beratit ka nisur punën ditën e djeshme ku bëhet e ditur se janë përgatitur ambientet për të pritur të paktën 200-300 afganë. Mësohet se afganët do të strehohen në një hotel që ndodhet në qendër të qytetit të Beratit, i cili aktualisht po kryen përgatitjet e fundit për të pritur ardhjen e kontingjentit me gra dhe fëmijë.

Po ashtu autoritetet lokale po bashkëpunojnë jo vetëm për strehimin dhe ushqimin e tyre, por edhe për t’u siguruar asistencë psikologjike. Gjithashtu kanë vijuar përgatitjet edhe në qendrat e pritjes në Rinas të cilat janë të pajisura me çadra mjekësore të ndihmës së parë me një kapacitet prej 400 personash.

Ky vend do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri. Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në varësi të numrit të personave që do të strehohen.

Reagon kryeministri

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në një interviste për BBC foli rreth ardhjes së afganëve dhe strehimit të tyre. Rama tha se ne ishim vetë si afganët disa dekada më parë prandaj arrijmë ti kuptojmë ata dhe nevojat e tyre. Sipas kryeministrit, ne jemi mirëpritur ato kohë të vështira dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe për afganët. “Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz, në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë.

Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por u mirëpritëm.

Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë”,tha ai. Lidhur me fajësimin e SHBA ndaj situatës së afganëve Rama tha se nuk duhet menduar kjo, por shpëtimi i njerëzve që ndodhen në vështirësi.

Sipas tij, ne duhet t’u gjendemi pranë të gjithë atyre afganëve që kanë punuar me ne. “Më duket sinqerisht e paarsyeshme që fajësimi i SHBA-së po përdoret për t’iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mos pushtimin e kështu me radhë. Ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot”, u shpreh Rama.