Mbrëmjen e sotme, Ermal Mamaqi ka surprizuar të ftuarin Arian Çani duke i sjellë në studio, Ardi Daullxhiun, personazhi që u bë i famshëm nga daljet e shpeshta në “Zonë e lirë” dhe videot që publikon në rrjete sociale.
Arian Çani i kujtoi Ermalit se dikur ai i ka premtuar Ardit që do i bëjë dasmën dhe moderatori e mbajti premtimin. Madje sot i bëri Ardit 1.2 milionë lekë dhurata para dasmës.
Moderatori Ermal Mamaqi u shpreh se ka kontaktuar me sponsorët dhe disa prej tyre kontribuan me lekë kesh e të tjerë me produktet.