Të shumta kanë qenë komentet që ka marr ish kryeministri Sali Berisha në një postim të tij në Facebook, ku cilëson ish diktatorin Enver Hoxha si Hitleri i Shqipërisë pas luftë së dytë botërore.
Berisha nuk është kursyer t’i përgjigjet dhe disa prej komenteve në të cilat i konsideron qytetarët mjeran dhe idhtarë të Enverit.
Por as qytetarit nuk i kanë ‘hapur rrugë’ ish kryeministrit, duke e cilësuar atë si një person i cili u rrit me frymën e Enver Hoxhës dhe i shërbente atij me dorë në zemër .
Komenti i Berishës: “Agim K. pavaresisht nga gjuha qe perdor ju siguroj se idhtare te Enverit dhe te Sllobos si puna jote i konsideroj thjesht mjeran te te shkuares me te zeze te shqiptarve.”
Komenti i qytetarit: “Sali qe je I pa shpirte per kombin shqipetar je nuk ta them vetem un po e thot gjith shqipetaret por si del pa pik turpi e shan ti enver hoxhen qe te rriti qenke buk shkelur o I gjor po ti je nje nga komunistat e bir komunisti urrite me frymen e xhaxhit I sherbeje me dor ne zemer tani qenka hitlerian per ty.”
Postimi i plotë i Sali Berishës që ngjalli reagime:
“Perjete me kryexhelatin Enver Hoxha, Hitlerin shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore! sb”