Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës së gjuhëve edhe gjuha shqipe.
E përditshmja e njohur amerikane, New York Post, ka vendosur ta hapë lajmin ku shkruhet për këtë ndryshim të ri në listën e gjuhëve të aplikuara për mësimdhënie përmes “Ç’kemi Albanian”.
Duhet thënë se falë këtij ligji, tanimë do të ofrohet mësimi i gjuhës shqipe jo vetëm për qindra shqiptarët që jetojnë në New York, por edhe për këdo që ka dëshirë ta mësojë atë.