Një fenomen i pazakontë është vënë re paraditen e sotme në plazhet e jugut të vendit.
Re mjegulle dhe tymi kanë përshkruar disa prej gjireve kryesore në vend, përfshirë Himarën, Palasën e deri në Sarandë.
Mësohet se mjegulla në zonë është shumë e dendur, aq sa pushuesit nuk arrijnë të shohin detin edhe pse e kanë disa metra larg tyre.
Disa prej pushuesve thonë se mjegulla është një fenomen natyror, dhe të tjerë shprehen se është tymi nga zjarret që djegin prej ditësh të tëra zonën e Karaburunit.