Rita Ora është duke shijuar “postin” e saj më të ri, si pjesë e jurisë së “The Voice of Australia”.
Mirëpo në episodin e kësaj të marte konkurrenti i quajtur Henry Starr, u zhvesh dhe nisi të bënte striptizëm pranë këngëtares.
Rita Ora u shtang dhe u habit, madje pati reagime dhe nga kolegët e saj të jurisë. Performanca e konkurrentit u pëlqye shumë nga publiku edhe pse ai nuk kaloi në fazën tjetër.
Megjithatë Rita do e mbajë mend gjatë atë performancë enkas për të. Komentet kanë qenë të shumta.