Ditën e sotme u dha lajmi për arrestimin e bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, Dragos Savulescu. Kjo lëvizje e policisë ishte në qendër të mediave greke dhe romune. Savulescu u arrestua në Mykonos teksa ishte në një restorant lukosz në Mills.
Por sipas mediave romune Dragos Savulescu u arrestua pasi e bashkëshortja e tij Angela Martini publikoi foto nga pushimet e tyre në Greqi.
Modelja shqiptare Angela Martini dhe një shoqe nga grupi i tyre postuan disa fotografi nga Mykonos, në të cilat shfaqet edhe biznesmeni i arratisur, edhe pse mund të arrestohet nëse largohet nga Italia.