Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.
“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Ëestfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.
Dëmi në landin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.
“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet.
Vetëm në Nordrhein-Ëestfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.
Laschet i përshkroi përmbytjet si fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.