osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha fillon destruktimin e PD: Krijon grup rebel në Korçë për t’i bërë presion Bashës pas kërkesës së ambasadores Kim

Sali Berisha fillon destruktimin e PD: Krijon grup rebel në Korçë për t’i bërë presion Bashës pas kërkesës së ambasadores Kim

Thellohen përplasjet në degën e Partisë Demokratike në Korçë. Pas largimit të Kryetarit të Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano dhe kryesisë së kësaj dege, të tjerë përfaqësues lokalë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese.

51 kryetarë, sekretarë, koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen duke akuzuar edhe liderin demokrat Basha. Por, ajo që vihet re është se shumica e të dorëhequrve janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mendohet se në këto dorëheqje mund të ketë ndikuar edhe ky i fundit.

Berisha ka nisur një përplasje me Bashën dhe po i jep sinjale se ka ende ndikim në PD. Ambasadorja Kim ka kërkuar largimin e tij, por Berisha duket se po nis krijimin e grupeve rebele për t’i bërë presion Bashës. Ndërkohë, në argumentimin e vendimit të tyre, 51 drejtuesit e seksioneve që dhanë dorëheqjen dje, akuzojnë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se po kthen Partinë Demokratike në një parti klienteliste. Ata shprehen, se Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një parti në funksion të interesave të veta.

“Të nderuar demokratë dhe demokrate! Ne si, kryetarë, sekretarë dhe koordinator të lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, të dorëhequrit shprehen se Basha ka hedhur poshtë sakrificat e demokratëve. Ata bëjnë me dije, se nuk mund të vazhdonin të ushtronin funksionet që kishin. “Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike. Të ndodhur në këto kushte, 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese”, thuhet në deklaratë.

Reagon Andrea Mano

Pas dorëheqjes së 51 anëtarëve të Kryesisë, erdhi edhe një reagim nga ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë Andrea Mano. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se pas humbjes së zgjedhjeve duhet reflektim dhe një gjë e tillë nuk po ndodh në Partinë Demokratike dhe se ka lobim për përçarje.

Mano thekson, se nuk është e rëndësishme humbja aq sa periudha pas saj kur ringritja duhet të funksionojë me reflektimin se pse njerëzit nuk kanë më besim ,duke mos u paraqitur për të votuar në masë dhe se krerët duhet të jenë më këmbë në tokë.

“Mandati i 3 nuk na tremb por mënyra si e reflektojmë humbjen, nuk duhet të fokusohemi te kundërshtari, por e rëndësishme është të ringrihesh dhe të fitosh betejën e ashpër elektorale. Fakti që nuk fituam dot tregon se kemi problem me ngjalljen e besimit te njerëzit, kjo masë njerëzish që nuk votoi tregon që krerët duhet të jenë në këmbë në tokë dhe të kuptojnë ku qëndron problemi.

Ne nuk po dimë të lexojmë shkaqet e vërteta të humbjes së zgjedhjeve. Nuk e dimë interesin por ka lobim për përçarje, ata kanë vendosur të mos jenë me pseudo drejtues. Vendimet nuk merren vetëm por në bashkëpunim, pas djegies së mandateve ne humbëm bashkitë, kodin zgjedhor dhe gjithçka”, tha Mano.