osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara: Berisha rrezik për SHBA! Ja si mund të ndërhyjnë amerikanët në bazë të dekretit të Biden për të mbyllur hesapet me ish-liderin e PD

Juristi Romeo Kara: Berisha rrezik për SHBA! Ja si mund të ndërhyjnë amerikanët në bazë të dekretit të Biden për të mbyllur hesapet me ish-liderin e PD

Juristi Romeo Kara, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka paralajmëruar se SHBA mund të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Berishës nëse ai cilësohet si rrezik për sigurinë e saj.

Ai ka shpjeguar se si mund të futet në lojë dekreti i presidentit Biden i nxjerrë pak muaj më parë si dhe ushtria amerikane që ndodhet në vendin tonë. Sipas juristit, Berisha është në një pozitë mjaft të vështirë përballë SHBA.

-Zoti Kara, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një përplasje të fortë me amerikanët. Pak ditë më parë ai doli në një konferencë shtypi ku njoftoi se ka depozituar padinë ndaj sekretarit Blinken, ndërsa sulmoi dhe ambasadoren Kim. Si i konsideroni qëndrimet e Berishës kundër SHBA-së?

Berisha po përpëlitet në ditët e fundit të tij dhe sigurisht, i bindur që do të humbë gjithçka që ka arritur deri më tani, ai po bën dëshpërimisht përpjekjet e fundit, alogjike dhe qesharake në shumë raste, por që duken më tepër instinktive se sa logjike. Berisha nuk po sfidon SHBA-në, sepse nuk ka as moralin dhe as këllqet ta bëjë një sfidë të tillë, por thjesht po përpiqet të shpëtojë lëkurën e tij.

Ai e di mire fundin e tij, të cilin edhe pse nuk e pranon, ka filluar ta përjetojë që tani. Më shumë unë do ta përkufizoja si SHBA vs Berisha. Pak ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, më 19 maj 2021 e portretizoi Berishën si qënien më të zezë të njerëzimit për momentin, në 3 qershor 2021, presidenti Biden firmosi “Memorandumin mbi Strategjinë e Luftës Kundër Korrupsionit, si Interes kryesor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara te Amerikës”, duke vulosur kështu përfundimisht fatin e Berishës dhe atë të mjaft pasuesve të tij, në Shqipëri e më gjerë, të cilët jo vetëm që kanë rrënuar besimin e publikut aty ku ata kanë qeverisur, por kanë cenuar edhe vetë sigurinë kombëtare të SHBA-ve direkt apo indirekt.

-Si e konsideroni reagimin e Ambasadës Amerikane e cila ndër të tjera deklaroi se: në zbatim të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, ata do të përdorin çdo mjet për të ndëshkuar ata që cënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve?

Memorandumi i datës 3 qershor 2021 ka disa seksione dhe nënpika si dhe detyra te cilat iu ngarkohen për zbatim: 1. Zyrës së z/Presidentit; 2. Departamentit të Shtetit; 3. Departamentit të Thesarit; 4. Departamentit të Mbrojtjes; 5. Departamentit të Drejtësisë; 6. Departamentit të Tregtisë; 7. Departamentit të Energjisë; 8. Departamentit të Sigurisë Kombëtare; 9. Zyrës se Menaxhimit dhe Buxhetit; 10. Misionit te Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara; 11. Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; 12. Agjencisë Qendrore të Inteligjencës; 13. Zyrës së Kryetarit të Shefave të Përgjithshëm të Shtabit; 14. Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar; dhe 15. Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Të gjitha institucionet e mësipërme, koordinuar me zyrën e këshilltarit të sigurisë kombëtare pranë Presidentit, brenda 200 ditëve do të paraqesin një raport së bashku me rekomandimet për te ndërmarrë më pas hapat e mëtejshme. Pra kemi realisht nje platformë gjithëpërfshirëse nga ana institucionale në SHBA, e cila koordinohet nga zyra e këshilltarit të sigurisë kombëtare pranë Presidentit Biden.

Përfundimisht SHBA-të po hyjnë në epokën e luftës kundër korrupsionit në SHBA dhe jashtë saj, sidomos aty ku cenohet siguria kombëtare e saj duke i hapur rrugë luftës së korrupsionit pikërisht në vendet e tij të origjinës, në rastin tonë, në Shqipëri.

Pra, thënë shkoqur dhe qartë, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, në zbatim të platformës Biden të datës 3 qershor 2021 mund të ndërmarre çdo hap në mbrojtje të sigurisë kombëtare të SHBA-së të cënuar pikërisht nga korrupsioni i qeveritarëve dhe ish-qeveritarëve shqiptarë. Kjo platformë anti-korrupsion, përfshin pothuaj të gjitha institucionet kryesore amerikane, agjencitë kryesore të inteligjencës dhe vetë Kongresin, tek i cili do referohen nevojat për ndryshimet e mundshme ligjore.

Kjo platformë hedh poshtë çdo insinuatë qesharake alla berishiane se, lufta ndaj tij është pjesë e fushatës se Sorosit dhe se ndaj tij nuk ka fakte dhe prova. Në mënyrë qesharake, ai po kërkon të gjejë nderin e tij të hajdutit nëpër dyert e botës dhe fillimisht ka ndaluar në Francë. Sipas tij, meqenëse lajmi është botuar edhe në Francë, ai ka të drejtë ta ngrejë padinë atje, por sipas kësaj logjike ai mund ta ngrinte atë edhe në Moskë apo Pekin, meqenëse lajmi është botuar edhe atje.

Referuar platformës anti-korrupsion Biden, nuk do të ishte çudi, që të kemi veprime konkrete zbatuese të saj, nga vetë agjencitë ligjzbatuese amerikane, pa pritur organet tona të tredhura të drejtësisë të kthyera në këneta të moralit njerëzor. Nëse personi në fjalë, Berisha, ka cenuar me korrupsionin e tij sigurinë kombëtare te SHBA-ve, ata do të ndërhyjnë direkt ndaj tij. Provat i kanë, mundësitë po ashtu. Prania ushtarake amerikane e mundëson ndërmarrjen me sukses të një hapi të tillë.

Edhe legjislacioni në SHBA gjithashtu me shpejtësi po bën ndryshimet e nevojshme. Pra, mendoj dhe besoj se, deklarata e Ambasadës Amerikane duhet kuptuar drejt, si një paralajmërim i qartë, i prerë dhe i hapur, ndaj fenomenit të korrupsionit shqiptar.

-Si e vlerësoni situatën në tërësi? Çfarë pritet të ndodhë pikërisht tani, kur kemi Berishën “non-grata” dhe një qeveri të re për t’u formuar në shtator?

Në planin politik, platforma anti-korrupsion Biden ka përkufizuar se: “Korrupsioni gërryen besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive; shtrembëron tregjet dhe qasjen e barabartë në shërbime, nënvlerëson përpjekjet e zhvillimit, kontribuon në brishtësinë kombëtare, ekstremizmin dhe migrimin, dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.

Kur udhëheqësit vjedhin nga qytetarët e kombeve të tyre ose oligarkët kundërshtojnë sundimin e ligjit, rritja ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet dhe besimi në qeveri bie… Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë.

Por, duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar përparësitë e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera. Në nxjerrjen e këtij Memorandumi për Studimin e Sigurisë Kombëtare, unë vendos kundërshtimin e korrupsionit si një interes kryesor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Administrata ime do të udhëheqë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë; të sjellë transparencë në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale; parandalimin dhe luftimin e korrupsionit brenda dhe jashtë vendit; dhe e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për aktorët e korruptuar të mbrojnë aktivitetet e tyre”.

Pra, qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, është tërësisht konform Platformës Anti-korrupsion te Presidentit Biden, duke e venë në vështirësi, jo vetëm Berishën tashmë në rrugën e bërjes shembull sipas kësaj platforme, por edhe të gjithë establishmentin politik dhe ngrirjen e qeverisë së re. Qeveria e ardhshme e shtatorit 2021, nëse nuk e merr parasysh formësimin e saj sipas kësaj platforme, shume shpejt do të gjendet në përballje me të.

Qeveria e re shqiptare nuk mund të vazhdojë më sipas avazit te vjetër ndërkohë që i gjithë sistemi i sigurisë kombëtare amerikane do të rinovohet dhe përshtatet sipas objektivave të kësaj platforme, për të forcuar ndjeshëm aftësinë e SHBA-ve për të luftuar me sukses korrupsionin dhe të gjitha format e financimit të paligjshëm në SHBA dhe tregjet financiare ndërkombëtare, të nxjerrë përpara përgjegjëse ligjore individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe lehtësuesit e tyre, duke u përpjekur sidomos për të bërë të mundur kthimin e aseteve të rikuperuar në dobi të qytetarëve të dëmtuar nga korrupsioni.

Mendoni se çfarë pasojash politike pozitive do të sillte në një Shqipëri ku ka humbur tërësisht besimi ndaj politikës, kthimi i aseteve të vjedhura nga elita politike. Ndryshimi i shumë kërkuar tashmë do të behet realitet, sigurisht duke çmontuar me ndihmën amerikane institucionin e pandëshkueshmërisë, duke filluar direkt me krijuesin, frymëzuesin dhe garantuesin e këtij sistemi kleptokratik 30 vjeçar në Shqipëri, Sali Berishën.

Gjasat janë që bashkë me të, të marrin ndëshkimin e merituar të gjithë politikanët e lartë të korruptuar të këtyre 30 viteve si dhe t’i hapet rrugë, forcimit të kapaciteteve të institucioneve shqiptare, transparencës financiare, inkurajimit të qeverisjes së hapur, forcimit të shoqërisë civile, mediave, rritjes së llogaridhënies së qeverisë, zhvillimin e proceseve demokratike te mbajtura peng deri me tani, promovimin dhe forcimin e institucioneve anti-korrupsion etj.

Besoj se, tashme jemi në qetësinë e rreme, që paraprinë çastet e vlimit të afërt historik e shoqëror të shqiptarëve, të cilët jo vetëm do të largojnë zgjedhën kleptokratike, por edhe do të instalojnë një qeverisje larg klientelizmit dhe praktikave korruptive. Garant i sistemit të ardhshëm politik, të çrrënjosjes së pandëshkueshmërisë dhe rritjes së kontrollit mbi qeverisjen, tashmë janë vetë SHBA-të. Për këtë nuk kam asnjë dyshim.

Intervistoi: Kliti Topalli