osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shteti që kryqëzon duart… kur dhunuesi ngre shkopin!

Shteti që kryqëzon duart… kur dhunuesi ngre shkopin!

Nga Anri Bala

Janë bërë për të të ardhur keq dhe nuk ka Zot që i ndihmon, këtë tufë alabakësh mediokër, që u kanë rënë për hise të jenë lider dhe deputet. Atyre u ka “buzëqeshur” fati… ndërsa ne na nënqesh me përbuzje “djalli”. Ne heshtim… kurse ai në heshtje zgërdhihet!

Ndaj, ata nuk nxitojnë të venë gjëkundi! Nuk e imagjinoni dot, se sa të qetë ndihen me fodullëkun e tyre, e me të drejtë, sepse i kemi pasuruar pa i ndëshkuar, u ledhatojmë e puthim duart që u kullojnë gjak dhe i thërrasim përulësisht zotërinj, duke i parë në dritë të syrit, sikur mos të ishin… ata hajdutët, që me makutërinë e tyre zbrazën xhepat tonë, dhunuesit e vrasësit që morën jetët tona, persekutorë të vuajtjes dhe arkitektët e poshtërsive!

Po janë pikërisht ata, të njëjtët bastardë, që guxojnë të ngrejnë gishtin dhe urdhërojnë dhunimin e një grupimi të moshuarish, që nuk ishin më shumë se gishtat e dorës, duke i goditur me shkelma dhe grushte në ijë, ndërsa polici bënte spektatorin me premtimin, se pasi t’iu rrahin mirë e mirë: “Do t’iu ndihmojmë ne xhaxha… t’iu përcjellim për spital… mos kini merak!”

I rrahën dhe i shqepën me shkopinj, ndërsa policia rrinte e pashqetësuar nga skena e turpshme dhe bënte sehir! Kur policia, nuk ndalon dot një grup dhunuesish të rrahin një grup veteranësh, atëherë kriminelëve i’u puth duart, e u thotë: “Paç rrugën e mbarë… o shef!”

Nuk mund të dalim me parullën se: “Kemi shtet dhe policia po vepron sipas ligjit, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, kur të nesërmen kjo e drejtë shkelet me “fuqinë e të dyja këmbëve dhe duarve”, në emër të antiligjit!

Dhuna ndaj veteranëve, e urdhëruar nga zyrat e SHQUP-it, ishte intriga e fundit e Lulzim Bashës dhe përpjekja e tij për tu mbrojtur ndaj akuzave të ngritura nga “dhjetoristë” brenda partisë, se në statutin e PD, të miratuar “unanimisht” me vota vetëm pak ditë më parë, nuk kishte asnjë nen që flet për të përndjekurit politik… ndaj Bashës i’u “kujtuan” të përndjekurit, duke rrahur veteranët!

Fatmirësisht kemi dhe shembujt për të bërë një krahasim dhe marrë një mësim, edhe pse politikanët tanë nuk arrijnë të shohin “përtej oborrit të tyre”. Në fushatën e fundit presidenciale, ndërkohë që presidenti në detyrë Barack Obama, po mbante një fjalim, një person i veshur si veteran lufte, hyri në sallën e mbushur me simpatizantë të demokratëve dhe në dorë mbante një poster, duke mbështetur presidentin e sotëm, Donald Trump.

Kjo sjellje e tij e “pavend”, u pasua me fishkëllima dhe irritime nga ana e simpatizantëve republikan, por Obama u kërkoi të gjithë “protestuesve” të heshtnin dhe të mos fyenin veteranin, sepse ai po mbështeste kandidatin e tij, duke shtuar se:

“Pikë së pari, ne jetojmë në një shtet, që mbështet lirinë e fjalës…! Së dyti, zotëria duket se ka shërbyer në forcat ushtarake dhe ne duhet ta respektojmë këtë! Së treti, ai është një person i moshuar, ndaj duhet ta respektojmë atë!”

Por kujt t’ia thuash këtë, “Lulit të shpërfytyruar apo shtetit të hutuar”, që kryqëzon duart, kur duhet të ngrej grushtin dhe shkopin, kundër atyre që duhen çuar te “gopi”, që i ka hedhur aty?!/Tellalli