Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim dy sportistet e Kosovës Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqi së bashku me trajnerin e tyre Driton Kukën.
Rama shkruan se së shpejti do i vizitojë në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.
“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë”
Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan Rama.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje ari në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në sportin e xhudos.