Sali Berisha është duke bërë një luftë për jetë a vdekje jo vetëm për veten e vet, por mbi të gjitha për fëmijët, fati i të cilëve nuk dihet.
Përfshirja e tyre në korrupsion nuk do ta lërë të qetë Berishën deri në ditën e vdekjes.
Ndaj dhe që prej shpalljes non grata nga SHBA, ka nisur një sulm të egër.
Sot, portali i familjes, që financohet nga Zeni, fillimisht ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, pse nuk e kërcënoi edhe Edi Ramën, siç bëri me Berishën, pasi ky i fundit pati deklaruar një vit më parë se nuk e pyeste ambasadoren amerikane.
“Ishte data 30 korrik 2020, kur përgjatë seancës ku vendosi të shkatërrojë rregullat zgjedhore të hartuara me konsensus në ambasadën amerikane, kryeministri Edi Rama do deklaronte:
“…Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.
Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do t’i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë.”
Rama nuk u ndal sërish.
Më shkurt 2021, kur ambasadorët bënin thirrje për pastrimin e listave, Edi Rama u ndje i detyruar të reagojë kundër tyre:
“…Po e them publikisht se ua kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punën asnjë ambasador”.
Këto komente janë përgjigjia më e mirë për gjithë analistët e Rilindjes, që po zhurmojnë në çdo media për arsyetimin se sovraniteti i Shqipërisë nuk ka asnjë rëndësi apo vlerë para kërkesave të ambasadores Yuri Kim.
Interesant është fakti se askush prej tyre nuk u ndje kur Edi Rama i thoshte ambasadores amerikane se për vendimet e parlamentit nuk e pyet njeri.
Edhe më i çuditshëm është fakti se pas kësaj gjuhe sfiduese, askush nga Ambasada amerikane nuk e kërcënoi Ramën se do hante bar”, shkruan portali i familjes Berisha.
Dhe më pas iu vërsulet gazetarëve që merren me Sali Berishën, me një fjalor rruge.
“Janë një grup analistësh, gazetarësh e pronarë mediash njëkohësisht, të cilët pas një “stërvitje” të gjatë (veçanërisht në këtë 8-vjeçar të fundit), sot funksionojnë si qentë e studiuesit të famshëm Ivan Pavlov, por me “profesion të kushtëzuar”.
Janë bërë aktiv veçanërisht shumë aktiv kohët e fundit, duke kthyer në problem të vetëm të Shqipërisë; “Çështjen Berisha”.
Sapo u shfaq në horizont dosja-fake e Ramës, u vendosën në radhë dhe pasi i zoti i kockave tundi zilen, nisën të kuisin, lehin dhe të shpërndajnë jargë në gjithë eterin publik.
Zilet e opozitës e të ndonjërit nga ato pak mediume e analistë të pavarur që kanë ngelur vërdallë, nuk dëgjohen e nuk ekzistojnë për ata.
E kthejnë kokën vetëm sipas tringëllimës së ziles së kryeministrit. Ngrenë putrat lartë, tundin bishtin, sytë ju shndrisin, lëngëzojnë fortë dhe nisin të lehin me gjithë fuqinë: Fajin e ka vetëm Saliu!
Ish-spiunë të shërbimit të fshehtë; bijë spiunësh; ish-kapter ushtrie, sot kapterë dixhitalë; ekspertë ujësjellësish, ekspertë pyjesh; ish eskorta të fortësh, sot eskorta ambasadorësh; ish-lavazhierë të konvertuar në aksionierë universitetesh…
E gjitha kjo armatë “analistësh të majtë”, po na thotë:
Pa e mbyllur Sali Berisha gojën, ne nuk e shohim korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lidhjet direkte të krimit të organizuar me ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët e tij, nuk ekzistojnë!
Kur flet Berisha, në këtë vend vetëm ai është problemi. Kur vjedh Rama me shpurën e tij nuk quhet, por edhe kur kapen me presh në dorë, fajin e ka gjithmonë Saliu!
Në fakt nuk bëhet fjalë për verbësi, të këtyre pasardhësve të qenve të Pavlovit. Kanë sy, veshë dhe mëndje, por nuk ju lejohet as të shikojnë, as të dëgjojnë dhe aq më pak të deduktojnë dhe të logjikojnë.
Pavarësia e tyre është si palltoja e shtrenjtë e femrave- eskortë. Shërben vetëm sa për të kaluar në rrugë, në hollin e hotelit…sa të futen në dhomën ku i pret i shtrirë në krevat pagatori. Pastaj e flakin tutje atë pallto- maskim (pavarësinë). Të gjithë në fakt e dinë, se çfarë kanë veshur poshtë saj këto prostitute moderne dhe të sofistikuara.
Ndershmëria, profesionalizmi, integriteti dhe veçanërisht “Pavarësia” e tyre, vlen sa një “shkelje syri” e Endri Fugës.
“Dinjiteti” ju vlen, sa një dorovitje e Lali Erit.
Kurse profesionalizmi, sa pastërtia e plehrave të inceneratorëve të Ramës!
Koncesione, qindra tender pa garë, droga, pastrimi i parave në lejet e ndërtimit, inceneratorët, grabitja e Teatrit Kombëtar… për ata nuk janë as zile e as kambana, që dëgjohen fortë prej çdo shqiptari.
Nuk e kthejnë kokën drejt tyre, për një arsye shumë të thjeshtë: E mbajnë të mprehur penën, vetëm në pritje të kockës të radhës nga Rama, Fuga e Veliaj.
Kjo që po ndodh me këto “media e opinion bërës” në Tiranë mund të quhet pa frikë, edhe mbyllja me sukses e eksperimentit të Pavlovit i cili nisi më shumë se një shekull më parë.
Madje Rama e kishte më të thjeshtë, se sa e pati Pavlovi me qentë e tij.
Të paktën ata, herë pas here, shfaqnin nga pak dinjitet dhe rezistonin më shumë përpara kockës që ju tundej në ajër”, shkruan ky portal.
Pra me pak fjalë thonë, ok Berisha është i korruptuar, por merruni dhe me Ramën, se nuk është më i mirë se Berisha ai!