Një sherr i ndodhur sot në fshatin Daragjat të Shkodrës është mbyllur me të shtena me armë zjarri.
Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi.
Ky i fundit është sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave.
Vataksi është 60 vjeç dhe për momentin ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Biznesmeni është qëlluar në këmbë dhe autori i ngjarjes është identifikuar nga policia si shtetasi 43-vjeçar Artur Lushi.
Uniformat blu janë vënë në kërkim të tij.
Plagosja ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Xhevat Vataksit dhe dyshohet se shkak për atentatin është bërë një konflikt pronësie mes dy personave.
Artur Lushi është pronar i një lokali.
Me rreth të kuq djathtas biznesmeni Xhevat Vataksi
Informacion Paraprak
Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.
Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit Artur Lini 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.