osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati i Izet Haxhisë zbulon si Berisha po bllokon hapjen e dosjes “Hajdari”: Ja pse Fatmir Haklaj udhëtoi drejt Tiranës dhe DVD-ja që alarmoi ish-kreun e PD!

Avokati i Izet Haxhisë zbulon si Berisha po bllokon hapjen e dosjes “Hajdari”: Ja pse Fatmir Haklaj udhëtoi drejt Tiranës dhe DVD-ja që alarmoi ish-kreun e PD!

Avokat Idajet Beqiri, ka zbardhur detajet e plota se si po zvarritet procesi për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Beqiri është avokat i Izet Haxhisë, i cili po rigjykohet si i përfshirë në këtë ngjarje. Por procesi ndaj tij shihej si një sinjal për rihapjen e kësaj dosje, e cila mund të sjellë zhvillime të forta politike. Por procesi ka hasur shumë pengesa rrugës.

Në një rrëfim special për gazetës “Sot”, Idajet Beqiri ka treguar me detaje se pse po zvarritet ky proces. Sipas tij, personi kryesor që nuk e do hapjen e kësaj dosje është Sali Berisha. Ai ka treguar se si gjyqtari Lazër Sallaku po e zvarrit procesin, ndërkohë ka nxjerrë detaje dhe për natën e vrasjes së Hajdarit.

Procesi gjyqësor

Gjykimi i çështjes së Izet Haxhisë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të klanit të Berishës për ta sabotuar, ka përshkruar një rrugë me plot dritë për të zbardhur vrasjen më të rëndë politike në këto 30 vjet jetë pluraliste në Shqipërinë post komuniste, siç është vrasja e Azem Hajdarit.

Opinioni publik, herë pas here, në vijim të këtij procesi, është vënë në dijeni se si klani antidrejtësi i Berishës, kur u vu në dijeni se çështja e vrasjes së Azem Hajdarit, do të rihapej përmes dhënies së dëshmisë, prej njërit nga dëshmitarit okular më të rëndësishëm, me njohuri, me prezencë dhe me dijeni të shumta, direkte dhe indirekte, siç është Izet Haxhia, hodhën në veprim gjithë forcat e tyre të errëta.

Nuk kursyen asgjë, si përherë gjatë këtyre 30 vjetëve, madje nuk kursyen as paratë e pista, as “kurset” me “leksione” se si duhet të dëshmonin në interesin dhe në favorin e Berishës dëshmitarë të caktuar. Nuk kursyen as shantazhet ndaj dëshmitarëve okularë, posaçërisht ndaj Zenel Nezës, të cilin “e trodhën”, duke e traumatizuar sërish për të mos ardhur në Tiranë, pasi morën vesh që ai kishte dhënë pëlqimin të vinte dhe të dëshmonte të vërtetën e natës së vrasjes së Azem Hajdarit, si dhe përse e si, me çfarë mjete dhe përkundrejtë cilit shpërblim, Sali Berisha ja deformoi, ja degradoi dhe ja bëri qesharake atij dëshminë që i dha prokurores norvegjeze.

Sali Berisha, përmes vajzës së tij Argita Berisha, i kërkuan haptazi Ish kryetares së Gjykatës së Tiranës, kthimin e “ndereve” dhe “shpërblimin” e dhënë duke e çuar në krye të Gjykatës kur ishte në pushtet dhe çdo gjë e komandonte me duart e hekurta të tij.

Fakti që “shorti” i dosjes së rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit dhe të rigjykimit të Izet Haxhisë, si personi kyç, i cili do të rrezonte alibinë e rreme të kësaj vrasje dhe do të hidhte dritën reale, mbi autorët real, të interesuar drejtpërdrejtë për vrasjen e Azem Hajdarit, dhe që e nxorën në pritë atë, “i ra” gjyqtarit Lazër Sallaku, i zgjedhur “me dorën” e Argita Berishës, ishte sinjali më domethënës i përpjekjeve të Berishës për ta degraduar këtë proces.

Pasi ish kryetaren e Gjykatës së Tiranës vetingu e pastroi nga sistemi gjyqësor, klani Berisha po mban me thonj e me dhëmbë gjallë gjyqtarin Lazër Sallaku, të cilit po i shtynë afatin e daljes para trupës gjyqësore të KPA, për proçesin e vetingut, deri sa ai të jap vendimin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë! Dhe për turpin e saj, KPK “e ka ngrënë karemin” për t’iu gjendur Sali Berishës në këto ditë të zeza të tij!

Zvarritja e gjyqeve

Gjykimi i çështjes ndaj Izet Haxhisë, ndryshe nga angazhimet ligjore që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë mori ndaj kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë për një proçes të rregullt ligjor ndaj këtij shtetasi, i cili dha pëlqimin për t’u ekstraduar me qëllim rigjykimin e çështjes së tij nga fillimi, duke u marr të gjitha provat që vërtetojnë krimin e kryer ndaj Azem Hajdarit dhe autorët e bashkëpunëtorët e vërtetë të kësaj vrasje, u degradua në një farsë të pështirë prej kësaj Gjykate.

Pas mesazheve të koduara që i dha me shpejtësi Sali Berisha trupës gjyqësore përmes Bledi Fevziut në TV Klan, si dhe pas hedhjes në sulm të disa gazetarëve, pjesë përbërëse e klanit të tij në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve potent, siç është vetë Berisha, trupa gjykuese bëri aktin e parë të paprecedentë, shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes, në një kohë që ishte pikërisht Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që kishte bërë gjykimin, për rrjedhojë duhet të bënte edhe rigjykimin.

Aq më shumë kur Gjykata e Apelit Tiranë, e cila prishi vendimin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë dhe urdhëroi rigjykimin e çështjes pikërisht në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë Tiranë. E sorollatën pa shkak çështjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në Gjykatën e Lartë për një vit kohë, dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e riktheu çështjen për të vazhduar gjykimin pikërisht në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, atje ku edhe kishte nisur rigjykimi.

Zvarritja e qëllimshme e gjykimit, sa në Gjykatën Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Gjykatën e Lartë dhe rikthimi përsëri aty ku nisi dhe do të përfundonte, në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, bëri që Izet Haxhia të qëndrojë në paraburgim teje afateve ligjore që parashikon neni 263 dhe 264 i Kodit të Procedurës Penale.

Në një situatë të tillë, kur afatet e paraburgimit kalojnë për fajin e Gjykatës dhe të Prokurorisë, si në rastin konkret, masa e sigurimit “arrest me burg” e dhënë ndaj një të pandehuri shuhet dhe ai lirohet nga burgu duke u hetuar në gjendje të lirë. Kjo e drejtë ligjore që është e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në nenet 263 dhe 264 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë është zbatuar në të gjitha rastet kur është paraqitur një kërkesë e tillë. Ndërsa kërkesës ligjore për shuarjen e masës së sigurimit “arrest me burg” të Izet Haxhisë, megjithëse ishin të gjitha kriteret dhe parashikimet ligjore në favor të tij, gjykata e kryesuar nga Lazër Sallaku e rrëzoi në mënyrë arbitrare.

Për fatin e keq, edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili sapo ishte formësuar me tre anëtar të dal post reformës në drejtësi, në vend që të jepnin shembullin e parë që ishin Kolegj diametralisht i kundërt me të parët që i fshiu vetingu, nuk arritën të kapërcenin këshilltarët e tyre të vjetër, të cilët e paragjykuan këtë çështje dhe panë kërkuesin që ishte Izet Haxhia, në vend që të shihnin ligjin, i cili është i shenjtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Vazhdimi i politizimit të këtij procesi ka bërë që plotë 1 vit e 3 muaj Izet Haxhia mbahet padrejtësisht në paraburgim, megjithëse afatet ligjore janë tejkaluar dhe masa e sigurimit ka rënë.

Çudia më e madhe e këtij procesi është qëndrimi arbitrar, deri në kufijtë e veprës penale të shpërdorimit të detyrës të kësaj Gjykate, me kryesues Lazër Sallaku, lidhur me marrjen e provave për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e Izet Haxhisë si bashkëpunëtorë ose jo, në vrasjen e Azem Hajdarit, si dhe në zbulimin e së vërtetës se kush e vrau realisht Azem Hajdarin, kush e nxori në pritë, për cilat motive u bë kjo vrasje, kush ishte në fakt shënjestra e ngjarjes, cila ishte arsyeja e ardhjes së Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani pranë selisë së PD-SË, kë kërkonin dhe kë prisnin ata për orë të tëra aty etj etj.

Dëshmitë dhe kërkesa për largimin e gjyqtarit

Dëshmitarët kryesor të kësaj vrasje politike janë Sali Berisha, Zenel Neza, Sali Lusha, Ylli Rakipi, Genc Pollo, Dem Dollapi, Shpresa Breçani, Aishe Haklaj, Muharrem Haklaj etj.

Prokurori i çështjes, domethënë personi përgjegjës i organit që ka ngritur akuzën për vrasjen e Azem Hajdarit, për të provuar këtë akuzë, i kërkoi Gjykatës që dëshmitarët e mësipërm të paraqiteshin domosdo në gjykim për t’u pyetur dhe dëshmuar.

Si kurrë më parë, në kundërshtim flagrant me ligjin, Gjyqtari Lazër Sallaku, nën ndikimin e urdhrit të prerë të Sali Berishës për të mos e thirrur si dëshmitar atë dhe të tjerë dëshmitarë, të cilët dashur pa dashur do të zbardhnin të vërtetën e ngjarjes dhe rolin e çdo bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, e hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë dhe të mbrojtjes ligjore të Izet Haxhisë për të thirrur si dëshmitarë Sali Berishën, Ylli Rakipin, Genc Pollon, Zenel Nezën, Aishe dhe Muharrem Haklaj…

Ndodhur para faktesh të tilla, kur gjithçka dukej hapur që kishim të bënim me një proces gjyqësor farsë, kur asnjë kërkesë ligjore që bëhej nga Izet Haxhia dhe mbrojtësi i tij nuk vlerësohej ligjërisht dhe nuk merrte një përgjigje të bazuar në ligj, kur arbitrariteti, anshmëria, mjegulla për të mbuluar të vërtetën, fshehja e dhunshme e provave, duke mos lejuar paraqitjen e dëshmitarëve në gjyq, mbajtja nën masën e sigurisë “arrest me burg”, në një kohë që kjo masë i ka humbur efektet e saj, e detyruan Izet Haxhinë dhe përfaqësuesin e tij ligjor të kërkonin dorëheqjen nga trupi gjykues për gjykimin e çështjes të Kryetarit të seancës Lazër Sallaku.

Kërkesën e drejtë për dorëheqje ky gjyqtar e refuzoi në mënyrë arbitrare, megjithëse ishte në kushtet e njëanshmërisë së hapur, në kushtet kur nuk jepte asnjë garanci ligjore se vendimmarrja përfundimtare e tij do të ishte e drejtë, e bazuar në prova dhe në fakte, do të ishte e ndershme dhe e bazuar vetëm në ligj.

Për këtë shkak përfaqësuesi ligjor i Izet Haxhisë i kërkoi Gjykatës përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Lazër Sallaku. Para se të shqyrtohej nga Gjykata kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit nga trupi gjykues, është rregull që ky gjyqtar kundër të cilit bëhet kjo kërkesë përjashtimi, t’i paraqesë kësaj Gjykate një relacion nëse duhet të vazhdoj më tej gjykimin, apo duhet të tërhiqet.

Nëse do të ekzistonte një moral minimal profesional dhe njerëzor, ndodhur para faktesh të rënda të anshmërisë së dukshme kundër Izet Haxhisë dhe në interes të mbulimit të së vërtetës së krimit të vrasjes politike të Azem Hajdarit, në kushtet kur marrëdhëniet e Izet Haxhisë me këtë gjyqtar u bënë aq problematike, sa fyerjet, toni i zërit, atmosfera e gjyqit u bënë të padurueshme, deri në ekstrem dhe deri në ndërhyrje të policisë për të parandaluar skandalet, ky gjyqtar përsëri i kërkon Gjykatës që të mos e lëvizte nga të qënurit kryetar i seancës.

Kjo situatë u përsërit tre herë me radhë dhe Gjykata e Tiranës, po tre herë me radhë e hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Lazër Sallaku. Në një situatë të tillë Izet Haxhia pësoi një goditje të rëndë psikologjike dhe braktisi gjykimin e çështjes duke ndërprerë çdo lloj lidhje me trupin gjykues.

Këto qëndrime diametralisht të kundërta me angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë për t’i afruar atij një gjykim të drejtë dhe ligjor, si dhe me Vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila e dënoi me gjobë shtetin shqiptar për një poçes të parregullt ligjor ndaj Izet Haxhisë, i shkaktuan këtij të gjykuari një dhimbje shumë të rëndë shpirtërore dhe një dëm psikologjik me pasoja në shëndetin e tij mendor.

Padia ndaj gjyqtarit

Për këtë shkak, Izet Haxhia, në rolin e paditësit, si person që pësoi një dëmtim të rëndë moral, shpirtëror dhe real, hapi një proçes gjyqësor civil kundër gjyqtarit Lazër Sallaku, duke e vendosur atë në pozitën proceduriale të të paditurit, duke kërkuar detyrimin e tij prej Gjykatës Civile t’i dëmshpërblejë gjithë dëmet që Lazër Sallaku i ka shkaktuar.

Gjykata Civile ka zhvilluar disa seanca gjyqësore, në të cilat i padituri Lazër Sallaku nuk paraqitet, megjithëse vërtetohet dijenia e tij për seancat gjyqësore. Gjykata caktoi edhe një eksperte psikologe për të vlerësuar shkallën e dëmtimit psikologjik, moral dhe dhimbjet shpirtërore që vëreheshin te Izet Haxhia, si dhe nga cilët faktor dhe ndërhyrje ishin bërë prezente këto dëme.

Në një situatë të tillë, në kushtet kur marrëdhëniet e Izet Haxhisë me gjyqtarin Lazër Sallaku u kthyen, nga kryetar i trupit gjykues për të gjykuar një të pandehur, në paditës dhe i paditur, cilido gjyqtar, qoftë edhe ai që vepron në sisteme diktatoriale, fashiste a primitive, do të jepte dorëheqjen për të shmangur perceptimin real të pandehurit mbi “inatin”, mbi “hakmarrjen” dhe anshmërinë e tij, kundër këtij të pandehuri, për shkak të hedhjes në gjyq dhe kërkimit të dëmshpërblimit të Izet Haxhisë ndaj gjyqtarit Lazër Sallaku, përsëri ky gjyqtar nuk e dha dorëheqjen.

Në këto kushte, duke pasur gjithë këto prova dhe fakte që tregonin haptazi anshmërinë e plotë të gjyqtarit Lazër Sallaku për të çuar proçesin e rigjykimit të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit në burimin ku e do Sali Berisha, me qëllimin e vetëm që ai të fshehë ende këmbët e gjarprit nga roli i bashkëpunëtorit kryesor në nxjerrjen në prit për ta vrarë deputetin Hajdari, i kërkuam për herë të katërt Gjykatës përjashtimin nga gjykimi të kryetarit të trupit gjykues Lazër Sallaku.

Meqënëse përgjigja e Gjykatës së Tiranës ishte klishe, si tre herë të tjera me radhë, çështjen e përjashtimit nga trupi gjykues të këtij gjyqtari e ankimuam në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. Zhgënjimi ishte katastrofal sepse edhe ky Kolegj, në vend që të merrej me thelbin e kërkimit, u kap pas një formaliteti qesharak se gjoja kërkesa e përjashtimit të gjyqtarit të padenjë ishte bërë prej avokatit të Izet Haxhisë dhe në këtë mini dosje nuk gjendej prokura që Izet Haxhia kishte bërë për të pasur mbrojtës ligjor të tij avokatin Idajet Beqiri.

Legjitimiteti i avokatit ishte bërë në 75 seanca gjyqësore dhe prokura ndodhej në dosjen kryesore që disponon Gjykata. Nëse e kishte të vështirë Kolegji të kërkonte prej Gjykatës së Tiranës një kopje të prokurës që ndodhej në dosje, fare mirë administrata e Gjykatës së Lartë mund ta kërkonte këtë prokurë nga vet avokati dhe pasi ta plotësonte këtë “sebep”, të jepte një vendim të arsyetuar sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ se përse gjyqtari Lazër Sallaku kishte papajtueshmëri të rëndë me detyrën e gjyqtarit dhe nuk duhet të vazhdonte gjykimin e mëtejshëm të çështjes së Izet Haxhisë.

Lëvizjet e Sali Berishës dhe dëshmitë

Megjithëse u përjashtuan nga dhënia e dëshmisë dëshmitarët kryesor si Sali Berisha, Zenel Neza, Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj, Ylli Rakipi, Genc Pollo etj, përsëri edhe nga dëshmitë e atyre pak dëshmitarëve që u pyetën në gjyq, dolën rrethana të reja, dolën prova dhe fakte që hodhën dritë mbi mjegullën e qëllimshme që gatoi Sali Berisha për të mbuluar motivin e vrasjes, rolin e tij në këtë vrasje, autorët kryesor që bashkëpunuan në këtë vrasje.

Çfarë veprimesh kreu gjatë gjithë ditës së ngjarjes Sali Berisha deri në vrasjen e Azem Hajdarit dhe më pas, me përpunimin e dëshmitarit Zenel Neza për të deformuar të vërtetën e vrasjes, si dhe me zhdukjen e tij nga Shqipëria me pasaportë “diplomatike” me qëllim që të mos dëshmonte para prokurorëve të çështjes?

Dëshmitarët Agim Logu, Sali Lusha dhe Dem Dollapi dhanë shpjegime të hollësishme dhe ndihmuan sadopak në zbardhjen e së vërtetës pa hijet e rënda të mbulimit me errësirë të kësaj ngjarje prej Prokurorisë së udhëhequr nga Haxhi Giu në vitin 1999, i cili hetimin e vrasjes së Azem Hajdarit e bëri nga zyra e Sali Berishës dhe nën dirigjimin absolut të tij.

Agim Logu dha detaje të rëndësishme të ngjarjes. Ai ishte shoferi që drejtoi automjetin me të cilin erdhën nga Tropoja, në Tiranë Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Agim Logu ka qëndruar një natë para ngjarjes, ditën e ngjarjes dhe një ditë të tërë pas ditës së ngjarjes, thuajse gjithë kohën me Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe gjithë protagonistët e tjerë të implikuar me dashje, në mënyrë rastësore apo të qëllimshme në vrasjen e Azem Hajdarit.

Agim Logu, duke shpjeguar me hollësi sesi u njoftua për të bërë gati automjetin për të shkuar në Tiranë, kë kishte me vete, çfarë biseda bënin në automjetin e tij për orë të tëra udhëtimi dhe në dy ditë qëndrimi së bashku me Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani, nisur edhe nga përvoja e tij profesionale policore e nivelit të mirë, sepse dinte të zbërthente edhe bisedat e koduara, e ka bindur Gjykatën me dëshminë e tij se ardhja në Tiranë e Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmanit nuk kishin asnjë pikë dyshimi që të lidhej me kryerje e krimit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Fatmir Haklaj ishte person në kërkim. Ishim në kohën e zezë të post 1997 dhe armët i kishin nëpër duar njerëzit. Fatmir Haklaj kishte biseduar gjerë e gjatë me babanë e tij Muharrem Haklaj për takimin që ky i fundit bëri në Tiranë me Azem Hajdarin, në zyrën e këtij të fundit. Muharrem Haklaj e vuri në dijeni Fatmirin se gjakun e Shkëlqimit, të Haklajve të tjerë, dhe të miqve të afërt që ishin të shoqëruar me ta, të vrarë para vrasjes së Azem Hajdarit, nuk duhet ta kërkonin te Azem Hajdari.

Kjo për faktin se Azem Hajdari, me prova dhe me fakte e bindi Muharrem Haklaj që në asnjë prej ngjarjeve nuk kishte gisht dhe nuk kishte asnjë dijeni. Azem Hajdari, duke e njohur mirë Familjen Haklaj, potencën e saj tradicionale, burrërore, zakonore, trimërore, inteligjencën e tyre, karakterin e tyre, atdhedashurinë e tyre, kulturën e tyre, e pranoi në zyrën e vet Muharrem Haklaj, në një kohë që edhe mund të mos e priste. E priti në zyrë dhe me zemër në dorë, me respektim të traditës, u betua siç e donte zakoni, për mos përfshirjen e tij në vrasjen e Shkëlqim Haklaj.

Me përgjegjshmëri Azem Hajdari i tha Muharrem Haklaj se e keqja Shkëlqim Haklaj ju projektua ditën që Sali Berisha ishte në mitingun e Tropojës dhe mbeti i turpëruar, deri në dhimbje të një bishe të plagosur rëndë, atë që me të drejtë i bëri Shkëlqim Haklaj atij në Tropojë, në vendlindjen e tij.

Shkëlqim Haklaj e poshtëroi me të drejtë Sali Berishën në këtë miting, jo thjeshtë dhe vetëm për fjalorin rrugaçëror dhe ofendues që ai përdori nga dëshpërimi që kishte rënë nga pushteti, si i turpëruar sa më s’ka, kundër Tropojës, por mbi të gjitha edhe sepse hodhi kundër Familjes me kontribute të mëdha atdhetare “Haklaj” insinuata të rënda, të cilat në fakt ishin të përshtatshme vetëm për Sali Berishën, sepse pikërisht ai dhe Familja e tij i kishte shërbyer dhe vazhdonte t’i shërbente UDB së Serbisë, të paktën qysh nga viti 1968.

Në kushtet e këtij ofendimi dhe dëshpërimi Sali Berisha dha urdhrin makabër në podiumin e mitingut, u tha njerëzve të tij që Shkëlqim Haklaj e donte me çdo kusht dhe me çdo mjet të gjallë ose të vdekur në Tiranë. Ky urdhërim i Sali Berishës, përbënte në vetvete rolin e tij të frymëzuesit, të organizatorit dhe të urdhëruesit të vrasjes së Shkëlqim Haklaj.

Dëshmitari Dem Dollapi ishte personi që regjistroi në miting këtë urdhër të Berishës. Ai e hodhi atë edhe në një DVD. Këtë fakt e dinte shumë mirë Azem Hajdari, sepse Dem Dollapi ja kishte dhënë atij për ta parë këtë regjistrim. Pikërisht, ditën e takimit në zyrën e tij, Azem Hajdari, pasi i tha Muharrem Haklajt me gishtin tregues të drejtuar nga zyra e Sali Berishës, se ky është urdhëruesi, e vuri në dijeni se prova materiale, regjistrimi i urdhrit të vrasjes së Shkëlqim Haklaj, ndodhej te Dem Dollapi dhe te ai duhet ta merrnin.

Pasi ka dëgjuar me hollësi të atin e vet, pasi ka analizuar me kujdes dhe me zgjuarsinë e tij gjithë rrethanat, provat dhe vendin e mënyrën e ekzekutimit të vëllait të tij Shkëlqim Haklaj, Fatmir Haklaj ka krijuar bindjen absolute se gjakun e vëllait e kishte te Sali Berisha. Ndaj i duhej me çdo kusht regjistrimi që dispononte dëshmitari Dem Dollapi.

Ky ishte edhe qëllimi i udhëtimit të Fatmir Haklaj për në Tiranë, një natë para vrasjes së Azem Hajdarit. Dem Dollapin e kishte nën hyqmin e tij Fatmir Haklaj. Për disa kohë ai e kishte pasur Dem Dollapin edhe në rolin e shoferit dhe të shoqëruesit, duke e paguar mirë. Fatmir Haklaj e kishte “në tavë” Dem Dollapin, sepse dinte faktin që tritolin dhe hedhjen në erë të shtëpisë së ish Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Prel Martini, e kishte vënë Dem Dollapi, duke kryer kështu një akt të pastër terrorist.

Dem Dollapi për të fshehur gjurmët e këtij krimi, gjeti strehë te Sali Berisha, duke u bërë tifozi besnik i tij dhe i Azem Hajdarit. Fatmir Haklaj pra, pasi i kishte dërguar fjalë Dem Dollapit për të marr regjistrimin e mitingut të Tropojës, ku Sali Berisha dha urdhrin e ekzekutimit të Shkëlqim Haklaj, u nis dhe mbërriti në Tiranë.