Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp që ngjalli një interes të madh në të gjitha mediat botërore, Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës pas plot 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, ekipeve B dhe C dhe skuadrës së parë.
Fundi i një epoke me Messin që nuk i përmbajti dot lotët në një nga momente më të vështira dhe më të sikeltshme të karrierës së tij të deritanishme.
“Ky është momenti më i rëndë në karrierën time, kam pasur momente të vështira por gjithmonë kam gjetur forcën në fushën e stërvitjes kur mendoja për hakmarrje, tani nuk mund të hakmirrem më pasi koha ime në këtë klub ka mbaruar, padyshim është momenti më i rëndë i karrierës time”, tha Messi.