Ditën e sotme, në orën 11:00 qytetaret korçare ishin ftuar per një protestë në qytetin e Korçës, kundër performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festivalin e Korçës.
Protesta u thirr pasi disa këngëtarë, duke filluar nga Noizy, Dafina, Vesa Luma, Gold Ag e të tjerë, qe janë shprehur kundër performancës së Goran Bregoviç në Korçë.
CNA.al ka mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar Kujtim Gjuzi.
Protesta ishte thirrur në orën 11:00, por, mesa duket qytetarët korçarë iu ka dhënë një leksion të mirë atyre që kërkojnë që muzikën ta kthejnë në politikë.
Sikurse duket edhe në fotot e siguruara nga CNA.al, protesta e thirrur nga Kujtim Gjuzi, Noizi & Co, ka dështuar.
Mesa duket disa ekstremistë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Korçën dhe që duan të tallen me qytetarët korçarë, sot kanë marrë përgjigjen e merituar. Qytetarët korçarë e kanë bojkotuar, duke treguar kështu një leksion të fortë demokracie