Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sot në mëngjes pamjet e NASA-s mbi pasojat e zjarreve në katër kontinente. Rama shkruan se sipas raportit, ka rritje të zjarreve në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.
Miliona hektarë tokë janë djegur duke nisur nga Kanadaja e deri në Australi si dhe janë evakuuar qindra mijëra njerëz.
Prej më se një jave dhe Shqipëria po lufton me flakët që kanë përfshirë disa zona nga Veriu në Jug. Emergjenca me zjarret ka pasur dhe në vendet fqinje si Greqi e Itali, teksa flakët nuk kanë kursyer dhe pyjet malore në Kosovë.