Përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe nostalgjikëve të diktatorit Enver Hoxha gjatë homazheve për Ditën e Dëshmorëve pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Incidenti ndodhi në momentin kur komunistët po largoheshin nga homazhet, ndërsa në rrugë janë ndeshur me simpatizantët e PD, mes tyre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Këta të fundit i kanë shtyrë dhe goditur komunistët, duke iu marrë nga duart edhe pankartat e simbolet e tjera komunise.
Në këtë moment nisën edhe përleshjet fizike mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve. Bie në sy ish-deputeti demokrat Ndriçim Babasi i cili godet një prej nostalgjikëve të Enverit i cili pas disa sekondash u pa i gjakosur në kokë. Pikërisht ky i fundit u shoqërua nga policia për sqarime lidhur me përplasjen.
(FOTOT nga përplasja fizike mes simpatizantëve të PD dhe nostalgjikëve të Enverit)
Veteranët mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës si dhe me thirrje e brohoritma për regjimin komunist si “Rroftë Enver Hoxha” apo dhe “Poshtë fashizmi”, çka ka shkaktuar irritimin e simpatizantëve të PD. Është dashur ndërhyrja e policisë për të rikthyer normalitetin dhe parandaluar përshkallëzimin e situatës.