Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut zhvilloi homazhe në nderim të dëshmorëve pranë varrezave të dëshmorëve në qytetin e Elbasanit.
Pas ceremonisë së homazheve, Balla i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me vendimin e Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit.
Sipas Ballës, kjo është një çështje personale e Saimir Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim.
“Të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje”, deklaroi Balla.
Pronomcimi i plotë i Ballës:
E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Saimir Tahirit po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje.
Sot Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj.
Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje.
Kjo është një çështje personale e Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia.