osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajm shumë i keq për të gjithë ata që jetojnë me qira në Tiranë

Lajm shumë i keq për të gjithë ata që jetojnë me qira në Tiranë

Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë.

Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.

Kërkesat e tyre ndaj tregut të pasurive të paluajtshme përcaktojnë shpeshherë edhe nivelin e çmimeve të qirave në zonat kryesore të kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vitin 2016, në Tiranë kishte 495 të huaj, të cilët u pajisën me leje punësimi në vend.

Për këtë arsye, EUROSTAT publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin, raport që kryesisht vihet në përdorim të të huajve që zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre.

Çmimet, rriten për apartamentet e vogla, bien për vilat

Gjatë 2017-s, çmimet mesatare për apartamentet 1+1 u rritën nga 330 në 350 euro për metër katror, me një rritje në vlerë absolute prej 20 eurosh.

Rritje të çmimit mesatar gjatë 2017-s kishte dhe për apartamentet 2+1. Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 2017-s, çmimet ishin 520 euro, nga 510 euro që ishin një vit më parë, me një diferencë prej 10 eurosh.

Në ndryshim nga banesat me sipërfaqe të vogël, hapësirat e banimit me sipërfaqe më të madhe kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Anketës së Eurostat, çmimet e qirave për apartamente 3+1 kanë rënë me rreth 10 euro. Rënien më të madhe e kanë pësuar vilat, apo shtëpitë private. Në 2017-n, qiratë mesatare mujore për vilat ishin 1350, rreth 100 euro më pak se viti 2016, shkruan Monitor.

Sipas inxhiniere Xheni Jahja, arsyeja kryesore e rënies së qirave të vilave është amortizimi më i shpejtë i tyre. Sipas inxhinieres, pronarët e shtëpive vila investojnë më pak në pronat e tyre dhe, si rrjedhojë, amortizohen më shpejt, duke sjellë ulje të vlerës së tyre në tregun vendas.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë zhvillimet e tregut, inxhinierja shton se do të ketë konfigurim të ri në tregun e qirave ndikuar prej ofertës së re. Me valën e re të ndërtimeve po hidhen në tregun e qirave apartamente të reja. Këto apartamente po dalin në treg me një çmim qiraje rreth 40% më të lartë se mesatarja e rajonit.

Duke krahasuar të dhënat e Eurostat në vite për apartamentet 3+1, 2+1, 1+1 dhe vilat për periudhën 2012-2017, çmimet më të ulëta për vilat kanë qenë në 2014-n. Ndërsa qiratë e apartamenteve kanë pasur çmimet më të ulëta në 2013-n, ku çmimet sipas llojeve ishin për 1+1 330 euro, për 2+1, 500 euro, dhe për 3+1, 660 euro. Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%.