Sali Berisha ka folur lidhur me takimin e ambasadores Yuri Kim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai tha se e përgëzon këtë të fundit që po i tregon vendin Shteteve të Bashkuara duke kërkuar prova për përfshirjen e tij në korrupsion.
Për Sali Berishën, Lulzim Basha u soll mirë në takimin me Yuri Kim.
“Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj. Kjo është e vetmja kërkesa që unë kam”, tha Berisha.
Ai theksoi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këto pretendime, ndërsa shtoi se ai është në betejë me mjetin e vetëm; të vërtetën.
Ish kryeministri thotë se ambsadorja Kim sillet si guvernatore.
“S’kam asnjë informacion kundrejt. Në këtë betejë, unë kam mjet të vetëm të vërtetën, dhe po përpiqem ta bëjë pa kërkuar. Nuk kërkoj unë ndryshimin e vendimit, jo! Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje, ka të drejtë se kush të hyjë dhe të mos hyjë në vendin e tij.
Kjo është krejtësisht tjetër. Mendoj se çdo njeri që nuk ka deleguar arsyet tjetërkund ka detyrë qytetarëve që të kërkojë fakte dhe dokumente, prova. Mendoj se ata të cilët nuk bëjnë këtë, janë dhe kanë probleme me veten e tyre. keni parë një hordhi hajdutësh, delikuentesh, trafikantësh që vrapojnë në studiot televizive dhe thonë; euceka, eureca, se menduan se shpëtuan nga denoncimet e Berishës.
Ka të tjerë që preferojnë të delegojnë, për zgjedhje fatkeqe. Ajko që kërkoj nga shqiptarët është; kërkoni një fakt, një provë, që nesër mos të hani bar. Mos t’ua kujtoj kush barin. Kjo do t’ju mbrojë, nuk mbron Sali Berishën”, tha ai.(TemA)