osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Italia jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët!

Italia jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët!

I shumëpritur prej dhjetorit 2019 kur skadoi marrëveshja në fuqi, i paralajmëruar prej muajsh nga ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, konvertimi i patentave shqiptare në italiane po bëhet realitet.

Më në fund, më 3 gusht, Ministria italiane e transporteve ka nxjerrë qarkore zbatuese me të cilën lajmëron zyrat periferike të Motorizimit Civil se nga 12 korriku është në fuqi marrëveshja dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në italiane dhe jep udhëzime rreth zbatimit të marrëveshjes duke filluar nga 10 gushti, date nga e cila mund të pranojnë kërkesat e të interesuarve për konvertime, shkruan Keti Biçoku në Shqiptari i Italisë.

Në qarkore nënvizohen disa kritere bazë të marrëveshjes së konvertimit të patentave. Theksohet që “nuk është e mundur të pranohen kërkesa për konvertimin e patentave shqiptare të marra pas vendosjes së residences në Itali”; që “mbajtësi i patentës shqiptare mund të kërkojë konvertimin e saj vetëm në rast se nuk ka mbushur 4 vjet residence në Itali e nëse patenta shqiptare nuk është e skaduar”.

Vonesa 4 javore mes hyrjes në fuqi (12 korrik) dhe dates efektive të pranimit të kërkesave të konvertimit (10 gusht) justifikohet me faktin që ende pa u vënë në zbatim, “është konsideruar i nevojshëm përditësimi i marrëveshjes në fjalë lidhur me shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve qendrore kompetente për patenta të veçanta kur lindin dyshime në lidhje me vlefshmërinë, vërtetësinë dhe të dhënat e tyre, siç parashikohet nga neni 8 i së njëjtës Marrëveshje”.

E për të shmangur problem të mëtejshme për të interesuarit që mund të rrjedhin nga kjo vonesë, në qarkore shkruhet shprehimisht që do të pranohen kërkesat e konvertimit për “patentat shqiptare me date skadence në intervalin kohor 12 korrik – 10 gusht, apo kur në të njëjtin interval kohor mbushen 4 vjet nga marrja e residences në Itali” me kusht që kërkesat të paraqiten deri më 31 tetor 2021,” shkruan Shqiptari i Italisë.