Një 21-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali. Aksidenti ka ndodhur në Marengo mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00.
I riu shqiptar ishte prej kohësh banues në Mozzecane.
21-vjeçari drejtonte një automjet tip Peugeot kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në vednin e ngjarjes shkoi ambulanca, e cila tentoi t’i jepte ndihmën e shpejtë të riut shqiptar por fatkeqësisht pa sukses.
Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.