osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

613 kg kokainë/ Si fshihej pas mbiemrit të gruas daneze Arbër Çekaj

613 kg kokainë/ Si fshihej pas mbiemrit të gruas daneze Arbër Çekaj

Nga Elton Qyno

Arbër Çekajt, pronari i firmës “Arbi Garden”, së cilës iu kapën 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 në Maminas në momentin e arrestimit të djeshëm në Dyseldorf të Gjermanisë, iu gjetën dokumenta me identetit të ndryshuar, nga Arbër Çekaj në “Arbër Jansen” duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “last snow”. Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Çekaj është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it. Ai përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti.

Kokaina dhe “Peshku i madh”

Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit në disa shtete të tjera. Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agjencive të huaja. 613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonhërë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin mund të shkonte deri në 200 milionë euro. Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan Donald Lu e kishte kërkuar shprehimisht arrestimin e Çekajt gjatë një aktiviteti, ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte paralajmëruar një operacion policor në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Lu e kishte konsideruar kohë më parë si “peshk të madh” të krimit Arbër Çekaj.

Dy të arrestuarit tërhoqën konteinerin

Menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Rolando Lushaj dhe shoferi i kompanisë “Pelikani Transport” Armando Pezaku, janë të vetmit të arrestuar në Shqipëri nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me sasinë e 613 kg kokainë të bllokuar në Maminas të Durrësit. Të dy këta persona rezultojnë të jenë njerëzit që janë paraqitur në portin e Durrësit, ku kanë tërhequr kontinjerin e mbushur me banane që vinte nga Kolumbia, por që bashkë me sasinë e bananeve në kontinjer ndodhej dhe sasia prej 613 kg lëndë narkotike e llojit kokainë. Të dy puntorët janë arrestuar gjatë orëve të mesnatës në ambjentet e magazinës frigoriferike të kompanisë “Arbri-Garden”,ku sapo kanë filluar shkarkimin e kontinjerit, ka ndërhyrë policia, agjentët e të cilës kanë mbajtur në vëzhgim të gjithë intenerarin nga Porti i Durrësit në magazinë. Që në momentin e parë të arrestimit Rolando Lushaj dhe shoferi i “Pelikani Tranport” Armando Pezaku, kanë mbetur të habitur kur ka ndërhyrë polici, duke pretenduar se nuk ka asnjë sasi droge në ambjentet e kamionit dhe kontinjerit.Policisë i është dashur të çmontojë me çelsa vidash dhe troko, një pjesë të kontinjerit, ku ka konstatuar pakot me lëndë narkotike Kokainë.

s.k.