Polici 52-vjeçar Dedë Shkalla u gjet në ujërat e lumit Kir në Shkodër gjatë paradites së sotme.
Autoritetet janë duke hetuar në dy drejtime për vdekjen e policit në fjalë.
Njëra pistë është ajo e vetëvrasjes për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ndërsa pista tjetër është ajo e mbytjes për shkaqe natyrale.
Nga ekzaminimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e policit.
Mësohet se mëngjesin e sotë, pak para se të nisej për punë ai ka zgjuar njërin prej djemve duke e puthur dhe pastaj është larguar nga shtëpia.
Ai është babai i pesë fëmijëve