Nga të gjithë elementet e veshjes sonë, kujdes më të madh higjenik duan padyshim të bendshmet. Ndërrimi dhe larja e tyre çdo ditë na bën të ndihemi njerëz edhe më të mirë. Por tani, mund të ndihemi të tillë edhe nëse të brendshmet tona t’i lajmë një herë në javë ose dhe më vonë.
Një kompani daneze, po merret me krijimin e të veshjeve intime të cilat janë ekologjike dhe nuk kanë nevojë të lahen për javë me radhë.
Ok, tingëllon e tmerrshme, por nuk është dhe aq. Kjo sepse, ky inovacion vjen falë formulës së argjendtë, e cila ka aftësinë të vrasë rreth 99.9% të baktereve që ndodhen në to.
Falë saj, përdoruesit nuk kanë nevojë t’i lajnë ato pas çdo përdorimi, kështu do të kursejnë energji dhe ujë. Ky koleksion mbathjesh është gjithashtu i riciklueshëm dhe mbi të gjitha rregullojnë temperaturën e trupit.
Elementi i argjendtë anti-mikrobe i përdorur në të brendshme është një nga materialet që përdor vetë NASA në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, për të pastruar ujin. Përvesh rrobave intime, kompania do të lançojë gjithashtu peshqirë edhe bluza po kaq ekologjike.
Kur të gjithë të mësohemi me këtë, larja e rrobave do të na duket si rutinë që i përket një të shkuare shumë të largët.