Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. Një mjet tip ‘Benz’ me targa AA222FY ka përplasur një kalimtare në Larushk.
E plagosura është Burbuqe Dervishi 40 vjec, e cila pas përplasjes është tërhequr zvarrë rreth 100 metra. Ajo është dërguar në spital, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policise:
Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.