“Hajde mor pije i kafe” apo “M’trego mu ti”, janë shprehjet që janë bërë hit në internet nga personazhi Avni Kurti të cilin tashmë e njohin të gjithë si “Nana”.
Ditën e djeshme me një postim në Instagram, aktori Drilon Hoxha zbuloi se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe se “Nana” do jetë pjesë e një filmi që po xhirohet.
Kështu aktori së bashku me Avni Kurtin i njohur si “Nana” kanë dalë në një video live dhe tregojnë të vërtetën.
“Shumicën e tekstit që ka thënë Avniu e keni tek filmi”, shprehet Driloni. “Ai që të shan të do, mos u mërzit për këtë pjesë”, thotë “Nana” në videon live të ruajtur nga “intv.al” duke treguar se Driloni ka thënë të vërtetën.