osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në valën e aksioneve të SPAK, ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e pushtetarëve, asistencë dhe trajnime

Në valën e aksioneve të SPAK, ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e pushtetarëve, asistencë dhe trajnime

Teksa Prokuroria e Posaçme ka nisur të godasë korrupsionin, ndërkombëtarët kanë kthyer sytë te pasuritë e pushtetarëve. I vetmi i njohur i dënuar për fshehje pasurie është ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, ndërsa askujt tjetër nuk i ka “hyrë gjemb në këmbë”.

Shumë emra kanë pasuri sheikësh, por si ILDKP ashtu edhe prokuroria i kanë toleruar. Më këto kushte, duket se situatën e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët, të cilët po organizojnë trajnime dhe asistencë në institucionet përgjegjëse në vendin tonë për të goditur pushtetarët e korruptuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Europës përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se janë marrë nën trajnim nga BE 15 inspektorë dhe ndihmës inspektorë shqiptarë. Ditët e para të trajnimit janë zhvilluar më 21 dhe 22 korrik.

“Trajnimi “Për verifikimin dhe hetimin administrativ të deklaratave të interesit të personave të ngarkuar me funksione të larta ekzekutive” mblodhi mbi 15 inspektorë dhe ndihmës inspektorë nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konflikteve të Interesave në Vlorë, Shqipëri më 21 dhe 22 korrik 2021”, njofton KE.

Sakaq, bëhet me dije se, eksperti europian iu ka treguar inspektorëve tanë mënyrat më të sofistikuara për të gjurmuar dhe verifikuar më së shumti ato raste kur zyrtarë të lartë fshehin pasuri të krijuara nga korrupsioni.

“Ky aktivitet u zhvillua si një tryezë e rrumbullakët ku inspektorët dhe ndihmës inspektorët punuan dhe diskutuan raste studimore të hetimit të zyrtarëve të lartë ekzekutivë. Një ekspert i Këshillit të Evropës paraqiti praktikat e mira evropiane mbi zbatimin e auditimit dhe verifikimit në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë rastet e iniciuara nga një sinjalizues”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Këshillit thuhet se, vetë ILDKP e ka mirëpritur këtë trajnim, duke theksuar se ky ishte edhe një nga rekomandimet që GRECO i ka lënë për të përmbushur gjatë viti 2021. Konkretisht, ashtu sikur sugjeron GRECO, ky trajnim do t’i specializojë dhe aftësojë inspektorët dhe prokurorët tanë në lidhje me verifikimin e pasurive të pushtetarëve pa tolerime.